Ky dyqan picash po ndihmon njerëzit të gjejnë kafshët e tyre të humbura
27/07/2019 Shpërndaje

Ky dyqan picash po ndihmon njerëzit të gjejnë kafshët e tyre të humbura

Një piceri në Mataëan, New Jersey, po ndihmon njerëzit të gjejnë kafshët e tyre të zhdukura duke vendosur pa pagesë fletushka në kutitë e tyre të picerisë.

John Sanfratello, pronari i Pizza Angelo’s, filloi me idenë këtë muaj pasi pa një postim në Facebook rreth një maceje që u largua nga pronari i saj gjatë një stuhie.

Meqë macja e tij ishte zhdukur kohët e fundit, por u kthye fatmirësisht, John vendosi që të ndihmonte. Kështu i lindi ideja për të vendosur fletushka në kutitë e picave që shpërndaheshin.

John e vendosi ofertën në faqen e dyqanit të tyre në Facebook ku është pranuar dhe ndarë nga mijëra përdorues të mediave sociale.

Në pak më shumë se dy javë, Pizza Angelo ka marrë kërkesa të shumta nga banorët vendas të cilët kanë humbur kafshët e tyre të dashur.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.