Kush është nusja shqiptare që mahniti Malin e Zi (VIDEO)
Martesa është një bekim dhe një ëndërr që ka çdo njeri. Është një hap që padyshim duhet ta hedhim të gjithë në jetë për t’i dhënë vetes mundësi të ndërtojmë familje, e për ta bërë jetën më kuptimplotë. Mirëpo para martesës në ditët e sotme një trend i ri për çiftet janë realizimi i klipeve dhe fotografive në vende të bukura, romantike, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këtë gjë me shumë merak e kishte çifti i sapomartuar Olta Peca dhe Besnik Ramaj. Jo më kot, por sepse ata vetë janë fotografë, kanë bërë video dhe foto të mrekullueshme për shumë çifte e nuk kishte si të ndodhë ndryshe në dasmën e tyre.
Një ditë e bukur e cila ishte planifikuar me shumë kujdes nga Olta dhe Besniku, doli ashtu siç pritej. Një aventurë e veçantë si ato që shikojmë nëpër filma. Më datë 17 tetor 2017 vendosën të shkojnë në Kotorr, në Mal të Zi për të bërë fotografi dhe klipin e dasmës, një kujtim që do ta mbajnë gjatë gjithë jetës. Nusja përgatitjet i kishte nisur që në orën 4 të mëngjesit tek parukierja, e pak më vonë edhe dhëndrri. Në këtë udhëtim ishin çifti, fotografi dhe asistentja e tij, një kameraman nga stafi i çiftit dhe shoqëruesja e nuses. Çdo gjë ishte gati kur dielli kishte ndriçuar gjithçka atë mëngjes në Tiranë. Mbi të gjithë ndriçonte nusja… Nisja u bë në orën 8 nga Tirana, më pas një ndalesë e shkurtër në Shkodër, u mblodhëm të gjithë dhe u nisëm. U kalua dogana, dhe çdo gjë ndryshone në Mal të Zi. Përshkuam një rrugë të gjatë e të bukur për gati 2 orë e gjysmë derisa mbërritëm në destinacionin e parë, në Kotorr… Aventura nis pikërisht këtu. Të gjithë vendasit, ngado që shkonim sytë i kishin nga çifti, por më shumë komplimenta sigurisht që mori nusja…
Pasi parkuam makinat, siç shihet dhe në video ndërsa po bëheshim gati për fotot e para, aty vijnë 2 gazetarë të Malit të Zi dhe kishin dëshirë të bënin një intervistë me çiftin. Sigurisht që nuk kishin kohë, ndaj e lanë për një moment të dytë intervistën. Por fotot me ta nuk munguan. Në të njëjtën kohë udhëtarët në autobusin pranë, kishin ngritur aparatet dhe po filmonin çiftin, me kaq dashamirësi. E kështu përgjatë gjithë ditës përshkuam vende të ndryshme duke ecur me këmbë në çdo cep të Kotorrit… Momentet më pikante ishin pas kamerave, kur të gjithë ndalonin për t’i bërë foto çiftit, madje kishte nga ata që donin të dinin dhe historinë e tyre të dashurisë. Një numër i madh turistësh u mblodhën në çdo vend që kalonim, sikur të ishte e vetmja nuse që kishte shkelur në Kotorr.
Një moment pikant që shihet në video, ndryshe nga tjerët, ishte kur çifti po bënte foto pranë dyqanit të një djaloshi të ri. Në rrugicën e ngushtë, me në cep dyqanin e djalit, nusja dhe dhëndrri po bënin foto. Ai doli sapo na dëgjoi duke qeshur dhe bërë shaka teksa flisnim shqip. Në kohën që po bënim xhirime, nguli këmbë pranë dyqanit të tij. Pritëm të largohej, por si duket po e bënte kastile… Në ato momente fotografi i kërkon me mirësjellje që të largohet sepse dilte në shkrepjet që po bënim, mirëpo ai u përgjigj: “Nuk kam dëshirë të largohem”. Gjithsesi ne bëmë disa foto, më pas u larguam duke qeshur me gjestin e djalit dhe vazhduan itinerarin që kishim. Çdo gjë ishte e bukur… saqë do duhej shumë kohë për ta pëshkruar të gjithën… Por, akoma më e bukur, ishte dita kur Olta dhe Besniku u martuan me datë 4 nëntor të 2017…
© 2017 – 2018, Pozitivi. All rights reserved.
