Kurrë s’është vonë, gruaja nis studimet në moshën 70 vjeçare
Su-May është 70 vjeç por ka vendosur të realizojë pengjet që i kanë mbetur kur ishte e re.
Për shumë njerëz të moshuar, 70 vjeç është mosha për t’i marrë gjërat lehtë, madje shumë mendojnë se është tepër vonë për të mësuar. Por Su-May nuk mendon kështu. Koha për të është kaq e vlefshme saqë çmon çdo mundësi për të mësuar gjërat që i kanë munguar kur ishte e re. Kanë kaluar shtatë vite dhe Su vazhdon ende të mësojë.
Të mësuarit ajo e sheh si qëllimin përfundimtar në jetë. Su-May tani mund të lexojë rrjedhshëm çdo mësim anglisht falë punës që ka bërë në klasë. Mësuesi i saj shprehet se Su-May tani është tepër aktive, e zgjuar dhe energjike, krahasuar me si ishte në fillim kur shkoi të mësonte.
70 vjeçarja është shembulli më mirë për të na vërtetuar që në jetë kurrë nuk është vonë, duhet të kemi vullnet dhe dëshirë për të bërë atë që duan. Të dashur miq, nëse jeta juaj është e gjallë apo e vakët kjo varet nga mënyra si e keni drejtuar ju atë. Duke qëndruar vërdallë pa asnjë qëllim, duke parë televizor ose duke humbur kohë me iPhone gjatë gjithë ditës nuk do t’ju sjellë asgjë me vlerë. S’ka rëndësi sa të vjetër jeni apo çfarë po bëni, mos e humbni kohën tuaj në aktivitete jo-produktive.
Ne kemi vetëm një jetë për të jetuar, ndaj është shumë e rëndësishme që të përdorim çdo ditë tonën me mençuri, duke i bërë ditët e lumtura dhe kuptimplota.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
