I moshuari lë punën që bëri për 22 vite, befasohet nga gjesti i klientëve
Arthur St. John, i cili ka punuar në një dyqan për 22 vjet, pasi u detyrua ta lërë mori një çek prej $ 7.166 nga një fushatë online e ndërmarrë nga klientët e tij.
Kur Bonnie Gervais dëgjoi se të moshaurit i thanë të mos punojë më në dyqan, ajo dhe djali i saj adoleshent, krijuan një fushatë online në internet për ta ndihmuar atë duke mbledhur fonde. Ata kurrë nuk prisnin që do të kishte kaq shumë reagime.
Shumë nga ata që dhuruan në fondin e St. Gjonit ishin klientët që shkruanin komente lidhur me shërbimin që zotëria ofroi gjatë kohës që punonte në dyqan.
“Unë kam qenë për pazar në dyqanin Stratham për vite me rradhë. Gjithmonë gëzohesha kur ju shikoja dhe mbi të gjitha vlerësoja tepër mirësjelljen tuaj”.
“Arthur qau dy ose tre herë. Ai ishte shumë mirënjohës”, tha drejtori i dyqanit të ndihmës Dean Clevesy. Paratë do ta ndihmojnë Johnin të paguajë faturat, megjithëse ende dëshiron të kthehet në punë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
