Mësuesi dhuron veshkën për nxënësin e tij
21/08/2018 Shpërndaje

Mësuesi dhuron veshkën për nxënësin e tij

William Wilkinson, një mësues në Akademinë e Krishterë Grace është donator i nxënësit të  tij 12-vjeçar, Kaden Koebcke. Familja e Koebcke më herët kërkoi ndihmë nëpërmjet një faqe në Facebook.

Nëna e Kadenit, Cami, thotë se ajo kurrë nuk do ta harrojë ditën që Wilkinson vizitoi shtëpinë e tyre për t’u thënë se kishte gjetur një dhurues.

“Kur erdhi ne i kerkuam te na thoshte se kush ishte dhuruesi i veshkes, ndersa ai na tha: me të vërtetë doni ta dini? Dhe ne u përgjigjëm: Po, ne duam ta dimë, sepse dëshirojmë ta falenderojmë atë”, tha ajo për Fox 5. “Epo mirë, ai jam unë”, mësohet t’u ketë thënë mësuesi.

Cami thotë se Wilkinsons u zhvendos në zonën e Atlanta dhe se nuk mendon se asnjë nga këto është një rastësi. “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë sa shumë e vlerësojmë Will Wilkinson”, shkroi ajo në Facebook. “Ai i ka dhënë mundësinë Kadenit të jetojë një jetë normale! Ai është me të vërtetë heroi ynë! Unë dua të falënderoj familjen e tij, sepse ata janë pjesë e kësaj gjithashtu!

Wilkinson u zhvendos në zonën e Atlanta pothuajse në të njëjtën kohë me ne. Ne të dy zgjodhëm të njëjtën shkollë për fëmijët tanë. Bijtë tanë janë në të njëjtën klasë. Ne kemi qenë të bekuar t’i quajmë miqtë tanë. Kjo nuk është rastësi. Zoti kishte një dorë në gjithë këtë. Ai na vendos aty ku duhet të jemi, dhe i vendos njerëzit në jetën tonë kur na nevojiten”. Ndërsa vazhdon t’i drejtohet mësuesit duke i thënë se ‘ti je heroi ynë i vërtetë’.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.