Kur puna kapërcen paragjykimet
Me punë dhe vullnet shqiptarët jashtë vendit arrijnë të thyejnë çdo barrierë. Listës së individëve të suksesshëm i shtohet edhe 22 vjeçarja Hume Ibrahimi, që po synon të bëhet një avokate e e zonja në Zvicër.
22 vjeçarja është diplomuar në Shkenca të Ligjit të Biznesit në ZHAW School of Management and Law, ndërsa aktualisht vazhdon studimet master për Juridik pranë Universitetit të Luzernit. Origjina e saj është Presheva. Ka lindur në Zvicër më 17 mars të vitit 1997. Aktualisht jeton në Flums të Kantonit St. Gallen, ku ka kryer shkollën e mesme. Përpos studimeve master dhe punës që ka, ajo ndihmon edhe babain në biznesin e vet. Synimi i të resë është të bëhet avokate, atje ku mundësitë për të realizuar ëndrrat janë më të mëdha.
Ibrahimi ka qenë një studente e spikatur gjatë gjithë kohës së studimeve. Kjo u dëshmua edhe në përfundim të universitetit, pasi punimi i diplomës së saj u vlerësua me notën më të lartë ku dhe u nominua si punimi më i mirë për vitin 2018.
Ashtu si shumica e shqiptarëve në fillim u duhet të përballen me paragjykime, e njëjta gjë ndodhi dhe me Humen, por ajo ia doli mbanë falë punës dhe vullnetit që e shoqëron në gjithçka bën.
Rasti i Humës tregon se suksesi nuk mund të vijë në sekondën e parë, por duhet të mundohesh, të punosh dhe ditë pas dite do të realizohen suksese të vogla. Historitë e shumë personave të suksesshëm kanë dëshmuar se dështimi është pjesë e suksesit. Urojmë që oi tillë të jetë dhe rasti i 22 vjeçares.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
