Kujdes, ndryshoni orën.. dhe disa kuriozitete që vlen ti dini
27/10/2022 Shpërndaje

Kujdes, ndryshoni orën.. dhe disa kuriozitete që vlen ti dini

Ora verore mbaron me fundjavën e fundit të muajit tetor. Të shtunën e 29 tetorit në të gdhirë të të dielës së 30 tetorit 2022 akrepat kthehen një orë pas.

 Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato kthehen 1 orë pas.

Ndryshimi i orës bëhet në orën 02 00 të mëngjesit, por natyrisht mund të rregullohen orët edhe të shtunën në mbrëmje, edhe pse tashmë pjesa më e madhe janë digjitale dhe rregullohen automatikisht.  

Esseja e Benjamin Franklin

Në vitin 1784, Benjamin Frankllin ndodhej për një vizitë në Paris. 78-vjeçarin e zgjuan pa dëshirë rrezet e diellit në orën 6 të mëngjesit  dhe në atë kohë shkroi një ese satirike ku llogariti se  parisienët, thjesht duke u zgjuar në agim, mund të kursenin ekuivalentin e ditëve moderne prej 200 milionë dollarësh përmes “ekonomisë së duke përdorur rrezet e diellit në vend të qirinjve.” Si rezultat i kësaj eseje, Franklinit shpesh i jepet gabimisht nderi i “shpikjes” së orës së ditës, por ai propozoi vetëm një ndryshim në oraret e gjumit – jo vetë orën.

Kush propozoi ndryshimin e orës

Propozimi i parë erdhi nnë vitin 1905 nga britaniku William Willet. Ai botoi një broshurë në vitin 1907 “Si po e çojmë dëm dritën e diellit”, ku propozonte të lëviznin akrepat me 80 mintua mes prillit dhe tetorit. Propozimi i tij mbërriti deri në Parlament por nuk u miratua, deri sa Willet ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare.

Gjermania ishte vendi i parë që miratoi orën e diellit.

U desh Lufta e Parë Botërore që ëndrra e Willett të realizohej, por më 30 prill 1916, Gjermania përqafoi kohën e kursimit të ditës për të kursyer energjinë elektrike. (Vetë Willet do të dëshpërohej po të mësonte se vendi në atë kohë armik lufte i Britanisë ndoqi rekomandimet e tij përpara atdheut të tij.) Pak javë më vonë, Mbretëria e Bashkuar ndoqi shembullin dhe futi “kohën e verës”.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.