Disa nga arsyet pse po protestojnë gratë në Zvicër

Në mbështetje të një lëvizje globale që bën thirrje për barazi gjinore dhe dhënien fund të dhunës kundër grave më datë 14 qershor 2019, gratë anembanë do të hyjnë në grevë.
Me kalimin e kohës, gratë janë bërë më të spikatura edhe në qeverinë e Zvicrës. Nga viti 2010 deri në 2012, një shumicë (4 e 7) e Këshillit Federal, ekzekutivi i Zvicrës, ishin gra. Sot, tre nga shtatë janë gra dhe përqindja e grave në parlamentin e Zvicrës është rritur në 31.7%.
Ndërkohë që është arritur përparim në disa fusha për gratë në Zvicër, ende ka punë për t’u bërë, veçanërisht në fushën e dhunës dhe ngacmimit. Ky problem është shqetësues në këtë vend dhe janë pikëtrisht gratë ato që përpiqen ta luftojnë më shumë se çdokush përmes nismave dhe protestave që zhvillojnë herë pas here.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
