Krijohen 75,000 biblioteka falas në 88 vende të botës
18/09/2018 Shpërndaje

Krijohen 75,000 biblioteka falas në 88 vende të botës

Tani janë krijuar 75,000 biblioteka falas në botë dhe po punohet për të shtuar më shumë në të ardhmen.

Filloi si një projekt modest i shkrim-leximit në vitin 2009 dhe tani është rritur në një fenomen mbarëbotëror. Bëhet fjalë për projektin “Biblioteka të vogla falas”.

Bibliotekat e vogla falas janë shtëpi të vogla të mbushura me libra që mund të vendosen në oborre pranë njerëzve, në mënyrë që fqinjët të marrin dhe të lënë libra në kohën e lirë. Bibliotekat sigurojnë që pavarësisht nga vendi, të ardhurat ose rrethanat e një personi, ata gjithmonë mund të kenë qasje në librari.

Todd Bol e krijoi këtë projekt jofitimprurës në vitin 2009, pasi vendosi një nga kutitë në oborrin e tij. Tani, nëntë vjet më vonë, bamirësia po feston librarinë e 75,000-të falas e cila u vendos në Jenks, Oklahoma, në fund të gushtit.

Pavarësisht shtrirjes së gjerë deri më tani, ende mendojnë se qasja në libra mbetet një sfidë kritike. “Qasja në libra mbetet një sfidë kritike në shumë komunitete në të gjithë vendin. Ne besojmë se gjithkush ka të drejtë të lexojë, dhe ne duam të ndihmojmë ta bëjmë atë një realitet”. Bibliotekat janë vendosur në 88 vende të botës.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.