I prenë duart pas aksidentit, gangsteri pa gjymtyrë sot bën gjëra të jashtëzakonshme
05/02/2019 Shpërndaje

I prenë duart pas aksidentit, gangsteri pa gjymtyrë sot bën gjëra të jashtëzakonshme

Samoana “Sam” Matagi mund të shkurtojë një pemë, të rruajë kokën dhe të drejtojë një makinë, të pikturojë, të gjitha këto i bën pa duar.

42 vjeçari Matagi, është i njohur në YouTube si “No-Handed Bandit” një titull që ja ka vënë vetë vetes. Që kur ka humbur duart në një aksident, ka bërë dhjetëra video që tregojnë hap pas hapi mësime për njerëzit pa gjymtyrë se si të lidhin një kravatë, të lajnë dhëmbët, të ngasin një makinë apo të shkojnë për ngjitje etj.

“Këtë e bëj gjithë javën, kur gjej një mënyrë të re për të kryer një detyrë dhe pastaj e ndaj me njerëz të tjerë që janë si unë”, tha Matagi, i cili jeton pranë Salt Lake City dhe punon si ndihmës mësues në një shkollë fillore të nxënësve me nevoja të veçanta.

Videot e tij “pa duar” japin mësime edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Këshilla e tij? “Thuaj: Unë e di që mund ta bësh këtë, por a mund t’ju ndihmoj?”, tha ai. “Kjo i përcjell një personi ndjenjën e fuqizimit”.

Matagi humbi duart në vitin 2010 në një aksident elektrik, ndërsa punonte si një ndërprerës i energjisë në Kremmling, Colo. Kjo ndodhi kur po mbante një fije teli të prerë që prekte një tel të lidhur me energjinë ndërsa po bënte riparimin e një transformatori. Në një çast, papritur, më shumë se 15,000 volt energji elektrike i kaluan nëpër trup.

Pasi një bashkëpunëtor e shpëtoi, e dërguan me nxitim në spitalin e Universitetit të Kolorados, ku mjekët punuan për t’i shpëtuar duart. Por dëmi ishte shumë i rëndë. Mjekët i thanë se nësë s’i presin duart, do të vdiste.

“Ishte e vështirë ta dëgjoja këtë, por doja të jetoja. Kështu që u thashë të me presin duart”, tha Matagi.

Anëtarët e familjes erdhën nga Utahu në Kolorado për ta mbështetur, përfshirë edhe vëllain e tij Fatu Matagi, 38 vjeç, baba i tre fëmijëve dhe një mësues zëvendësues. Fatu mund ta kuptojë më mirë se akush tjetër humbjen e vëllait të tij sepse dhe ai vetë humbi dorën e djathtë në një aksident elektrik, duke punuar në një linje të fuqishme në vitin 2008.

Fatu e dinte se i vëllai ishte i zhytur mes dhimbjes dhe zhgënjimit kur i mësoi mënyra të reja për të bërë detyra të thjeshta. “Ji rehat me dështimin. Gjithçka do të jetë e vështirë, por mos u dorëzo. Përfundimisht, do të harrosh sa rehat ishte të kishe dy krahë dhe duar”, i tha Fatu vëllait të tij.

Por ishte gjithsesi e vështirë. Vëllai i vogël kishte shumë për t’i mësuar vëllait më të madh. Dhe në të vërtetë ja doli. “I thashë vëllait: Kur ta shohësh veten duke qeshur përsëri, dije se po shërohesh”, tha Fatu Matagi për The Washington Post.

Kjo gjendje nuk zgjati shumë. 42 vjeçari jo vetëm që arritit të shërohet, por tani ndihmon dhe të tjerët të mësojnë ta jetojnë jetën njësoj, edhe në mungesë të duarve. “E mbaj mend atë ndjenjë të pafuqisë dhe mungesës së shpresës. Ndihma për dikë tjetër i bën mirë shpirtit tim. Kjo është ajo që më bën të vazhdoj përpara”, tha ai.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.