Studentët ndriçojnë sytë e adoleshentes në karrige me rrota
Këta studentë janë duke u siguruar që të gjithë të mund t’i gëzohen magjisë së Halloween – pa marrë parasysh aftësitë e tyre të kufizuara.
16-vjeçarja Alex Hayes e ka të vështirë për t’u veshur për festën e frikshme sepse mutacioni i saj i rrallë kromozomal, i quajtur GRIN2B, kërkon që vajza të përdorë karrige me rrota.
Si një mënyrë për të përfshirë dhe Alex në argëtim, një ekip studentësh kaluan 8 javë dhe 200 orë pune duke ndërtuar një kostum për vajzën.
Studentët së pari u takuan me Alex në gusht të 2017. Pasi biseduan me të dhe familjen e saj, zbuluan se Alex kishte një tërheqje për kafshët. Ekipi mori një dyqan të vogël me qera në një njësi magazinimi dhe filloi ndërtimin e një kostumi që mund të përshtatet në krye të karriges me rrota.
Kur kostumi mbaroi, Alex bëri daljen e saj të madh gjatë një feste të kostumeve të Halloween, dy muaj më vonë. Të gjithë miqtë, familja, madje edhe qeni ishin veshur si kafshë ferme në festën e kostumit të adoleshentes. Gjyshi i saj, i veshur si McDonald i vjetër, e shtyu karrocën e vajzës me rrota përpara spektatorëve. Sytë e e adoleshentes ndriçuan nga gëzimi.
Kjo nuk është hera e parë që studentët e VCU kanë bërë një kostum të veçantë për një fëmijë me aftësi ndryshe. Ekipi punon në partneritet me “Karriget Magjike me Rrota”, një organizatë jofitimprurëse që ndërton kostume për Halloween për fëmijët në karrige me rrota.
Themeluesit të karrigeve magjike me rrota, Ryan Weimer i lindi ideja për organizatën jofitimprurëse, pasi ndërtoi një kostum piratësh në vitin 2008, për djalin e tij me distrofi muskulare. Kostumi u paraqit në kaq shumë kanale të mediave sociale dhe të lajmeve, saqë prindërit e tjerë filluan të shkojnë tek Rayan duke kërkuar ndihmë për të ndërtuar kostume për karriget me rrota.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


