Konkurs fotosh që përcjellin mirësi
Hulumtimet kanë treguar se të shikosh imazhe paqeje, mirësie dhe dhembshurie ka një ndikim të madh në lumturinë dhe mirëqenien e një personi prandaj fotografët nga e gjithë bota tani janë duke u kërkuar që të ndani fotot e tyre më të dashura.
“Envision Kindness” një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për përhapjen e pozitivitetit, po zhvillon garën e tretë të fotografisë vjetore për imazhet që sjellin dashamirësi.
“Çdo ditë, njerëzit janë të ekspozuar ndaj imazheve, tregimeve dhe përvojave negative”, thotë David Fryburg, themeluesi i organizatës. “Ne e dimë se ky ekspozim është stresues ndaj shikuesit dhe shkakton zemërim, ankth, depresion dhe mund të ndikojë duke i shkëputur njerëzit nga njëri-tjetri”.
“Për të ndihmuar në balancimin e lajmeve dhe postimeve negative, ne duam të ndajmë figura të larmishme, pozitive si ato të paraqitura në garë. Ne e dimë se këto imazhe kanë fuqi të madhe për të nxjerrë gëzim, mirënjohje, optimizëm, dashuri dhe dhembshuri”.
Konkursi i vitit të kaluar mblodhi më shumë se 2,000 imazhe nga fotografë në mbi 100 vende dhe rezultatet të linin pa frymë. Konkursi është i hapur për të gjithë, 18 vjeçarë ose më të vjetër dhe mbyllet më 30 qershor. Nuk ka asnjë tarifë për të hyrë dhe të gjithë kanë të drejtë të fitojnë deri në 500 $ shpërblim në para.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.



