Koha e lirë/ Rekomandime të serialeve në Netflix
07/03/2022 Shpërndaje

Koha e lirë/ Rekomandime të serialeve në Netflix

Që prej nisjes së pandemisë Netflix është bërë shoku ynë i ngushtë. Izolimi në shtëpi për shkak të pandemisë, ka rritur jashtëzakonisht numrin e përdoruesve të kësaj platforme.

Nëse jeni duke kërkuar ndonjë serial interesant për të shikuar, propozojmë këto më poshtë.

The Last Kingdom
Zhandrri: Histori, aksion, dramë
Vlerësimi: 8.3 IMDb

Si fëmijë, Uhtred ishte dëshmitar se si babai i tij u vra dhe ushtria Saxon u mund nga trupat pushtuese. Luftëtari danez Earl Ragnar e mori Uhtred dhe e rriti atë në një kamp danez. Ndërsa vite më vonë, Uhtred i cili tashmë ishte bërë një luftëtar trim, përjeton përsëri një tjetër tragjedi.

La Casa de Papel
Zhandrri: Aksion, krim, mister
Vlerësimi: 8.5 IMDb

Një mjeshtër kriminel, i cili nuk ka bërë asnjë krim në jetën e tij, planifikon të bëjë vjedhjen më të madhe në histori. Për të realizuar planin e tij, shtypjen e miliarda eurove në Royal Mint të Spanjës, i ashtuquajturi “Profesor” rekruton tetë persona. Këta persona posedojnë aftësi të caktuara dhe që nuk kanë asgjë për të humbur, prandaj ata do të krijojnë revolucion dhe jo vetëm vjedhje.

Stranger Things
Zhandrri: Dramë, fantazi, horror
Vlerësimi: 8.8 IMDb

Gjëra të çuditshme ndodhin në Haëkins, Indiana, ku znjë djalë i ri zhduket papritur. Nëna e tij, një shef policie dhe miqtë e tij duhet të përballen me forca të tmerrshme mbinatyrore, në mënyrë që ta rikthejnë.

Peaky Blinders
Zhandrri: Krim, dramë
Vlerësimi: 8.8 IMDb

Ky serial tregon historinë e një familje gangstere të vendosur në Birmingham, Angli, në 1919, disa muaj pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Historia përqendrohet në bandën Peaky Blinders dhe shefi i tyre ambicioz dhe shumë dinak Tommy Shelby.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.