Kjo gjyshe shkon në mbrëmjen e maturës tetëdhjetë vjet më vonë dhe u kurorëzua mbretëreshë
Në vitin 1939, Helen Dannis dëshironte të bashkohej me shokët e saj në mbrëmjen e maturës në shkollë të mesme në Ëest Ëarëick, por familja e saj po kalonte një periudhë të vështirë dhe nuk kishte para për një fustan e këpucë të reja, madje as edhe për një të kuq buzësh.
“Babai im humbi punën në fabrikë dhe paga e njerkës sime nga puna në një dyqan ishte e gjitha që kishim”, tha Dannis, nëna e të cilës vdiq pesë ditë pas lindjes. “Kështu që humba mbrëmjen dhe qëndrova në shtëpi.”
Tetëdhjetë vjet më vonë, Dannis, 97 vjeç, më në fund i erdhi shansi për të kompensuar atë natë të humbur, kur mbesa e saj, Julie Huddon, I bëri asaj një propozim këtë pranverë: Le të shkojmë në mbrëmje të maturës.
Huddon, ia paraqiti ftesën të punuar me dorë në formën e një zemre. “Si mund të them jo për këtë?”, tha 97 vjeçarja. “Sigurisht, i thashë po”. 97 vjeçarja dhe mbesa e saj 48 vjeçare ishin 2 më të moshuarat që merrnin pjesë në mbrëmjen e maturës. Por edhe djali 19-vjeçar i Huddonit ishte në mbrëmjen e tij të maturës.
Pra, më 24 maj, Huddon porositi një shofer karrocier për të marrë atë dhe gjyshen e saj, djalin e saj, 19 dhe dy shokë të tij, për të shkuar në mbrëmje. Djali i saj, i cili ka probleme me shtyllën kurrizore, është në karrige me rrota.
“Të merrja pjesë në mbrëmje të maturës me nipin dhe mbesën e bëri mbrëmjen dhe më të veçantë”, tha Dannis. Gjatë mbrëmjes për të ishte përgatitur dhe një suprizë. Mbesa kishte biseduar me drejtorin e shkollës që ta shpallnin mbretëreshën e mbrëmjes.
Huddon, e cila kishte qenë gjithmonë e afërt me gjyshen, mendoi se ishte një ide e mrekullueshme, veçanërisht pasi gjyshja kishte përjetuar shumë tragjedi dhe vështirësi në jetë. Pse të mos i sjell kënaqësi në vitet e saj të fundit, mendoi ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
