Këto lloj librash duhen shmangur para gjumit
03/05/2022 Shpërndaje

Këto lloj librash duhen shmangur para gjumit

Aktivitetet që bëjmë para gjumit duhet të jenë relaksuese për të ndihmuar trupin të flejë. Për shumë njerëz, leximi i një libri është një rutinë para se të shkojnë në shtrat. Megjithatë, ekspertët thonë se është e rëndësishme të zgjidhni një libër që do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

“Mendimet me të cilat shkoni për të fjetur janë shpesh të parët që ju “përshëndesin” kur zgjoheni. Dhe mendimet tuaja të para si dhe cilësia e gjumit ndikojnë në disponimin gjatë gjithë ditës”, eksperti i gjumit, thotë Jakob Teitelbaum.

Historia që trajtohet duhet të jetë mjaft interesantë për të larguar mendjen tuaj nga mendimet negative. Sigurisht, kjo është një zgjedhje shumë subjektive. Megjithatë, është thelbësore të mos zgjidhni diçka shumë të mërzitshme sepse mund t’ju “tërheqë” në mendime të tjera që do t’ju mbajnë zgjuar.

Nëse udhëhiqemi nga karakteristikat e përgjithshme, do të ishte mirë të zgjidhnim diçka të shkujdesur, me tema të gëzuara, që mund të jenë qetësuese për mendimet tuaja. Kështu rekomandohen trillime të lehta, histori miqësie dhe disa biografi. Kryesisht çdo gjë që nuk është trillim i madh.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.