Shkalla e vdekjeve nga kanceri, shënon moment historik në SHBA: Ka rënë për 25 vjet
12/01/2019 Shpërndaje

Shkalla e vdekjeve nga kanceri, shënon moment historik në SHBA: Ka rënë për 25 vjet

Shkalla e vdekshmërisë së kancerit në SHBA ka shënuar një moment historik: ka rënë për të paktën 25 vjet, sipas një raporti të ri të Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Shkalla e përgjithshme e vdekjeve nga kanceri në nivel kombëtar ra vazhdimisht nga 1991 në 2016 me një total prej 27%, sipas një studimi të botuar së fundmi.

Ulja e shkallës së pirjes së duhanit po përkthehet në më pak vdekje. Ekspertët besojnë se normat e ulëta të pirjes së duhanit, përparimet në zbulimin dhe trajtimin e hershëm kanë ndikim pozitiv.

“Rënia e vazhdueshme e vdekshmërisë së kancerit gjatë 25 viteve të fundit është një lajm i mirë dhe ishte paksa i papritur, vetëm për shkak se shkaqet kryesore të vdekjes në SHBA po fillojnë të ulen. Jemi duke pyetur nëse kjo do të ndodhë edhe me kancerin, por deri tani ende jo”, tha Rebeça Siegel, autore e parë e studimit dhe drejtore e American Cancer Society.

Kanceri vazhdon të mbetet vrasësi i Nr. 2 në vend, pas sëmundjes së zemrës. Por nuk ka vetëm lajme të mira. Vdekjet nga kanceri të lidhura me obezitetin po rriten ndërsa vdekjet nga kanceri prostatës nuk po ndalen, thotë studimi.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.