Ju duhet të mësoni të doni veten
04/10/2018 Shpërndaje

Ju duhet të mësoni të doni veten

Ishte fillimi i viteve ’90 dhe ndodhesha në errësirë. Isha nëna e katër fëmijëve, adoleshentë dhe në çerdhe. Burri dhe unë ishim të zënë të ndërtonim një jetë së bashku. Në shumë mënyra, ne dukeshim si një familje e lumtur. Por e urreja veten për të gjitha llojet e arsyeve. Kam luftuar depresionin. U bërtisja fëmijëve dhe argumentoja me burrin. Isha rritur në një familje grindavece dhe po e vazhdoja këtë model. Ishte një përpjekje e përditshme për ta parë veten në një dritë pozitive. E urreja pamjen time. Unë e urreja veten. Me të vërtetë, u torturova duke qenë me veten gjithë kohën.

Prej mënyrës si e paraqisja veten, kurrë nuk do ta kishit kuptuar sa depresive isha. Nga jashtë, isha ambicioze. Gjithmonë kam pasur projekte sipërmarrëse. Isha president i PTA dhe vullnetarisht në shkollat ​​e fëmijëve të mi. Mama e zënë, kompetente, kjo isha unë. “E zënë” ose “ambicioze” mund të ngatërrohen me vetëvlerësim, por nuk janë e njëjta gjë. Në atë kohë isha shumë e brishtë.

Këtu nisi hapi im i parë për shërim: Isha në dhomën time, ulur në krevat. Vetkriticizmin dhe dhimbjen i ndjeva shumë. Nuk e dija nëse mund të vazhdoja përpara. Dhe në krye të kësaj, u ndjeva fajtore se kisha një jetë të mirë, por ndihesha keq! Unë isha e paralizuar plotësisht për të lëvizur përpara.

Dhe pastaj, dëgjova një zë në kokën time: “Ti do të jesh gjithmonë me veten, Carol. Mund të jesh miku më i mirë i vetes”.

Kjo tingëllon si një këshillë e thjeshtë. Pothuajse shumë e thjeshtë … por më zgjoi, unë kisha kaluar aq shumë kohë dhe energji duke përçmuar veten. Në përpjekje për t’u larguar nga gjithçka që urreja te vetja, i kisha dhënë vetes kritika që kurrë nuk do t’ja thoja askujt tjetër. I kisha vënë në dukje çdo të metë që mund të shihja. I kisha shkaktuar dëm vetes në mënyrë aktive, nga urrejtja.

Një pjesë brenda meje më kishte bërë të besoja se mund të ndryshoja. Pra, perceptimi se gjithmonë do të jem me veten, më dukej i madh. Nëse do të isha gjithmonë me veten, mund të isha edhe shoku im më i mirë.

Kështu që e pyeta veten: Çfarë bëjnë miqtë për njëri-tjetrin? Miqtë flasin me njëri-tjetrin me dashamirësi dhe humor. Fillova të flas mirë me veten. Miqtë i marrin seriozisht shqetësimet e njëri-tjetrit. Dëgjova arsyet për dhimbjen time. Miqtë inkurajojnë njëri-tjetrin. Unë e mbusha veten me gëzim, për të vazhduar përpara.

Nuk e bëja këtë që në fillim çdo ditë. Por me kalimin e kohës, dhe me praktikë, u stërvita të flas pozitivisht për veten dhe përvojën time. Kur gjërat nuk po shkonin mirë, e trajtova veten më me mirësi, si një mik.

Ky është hapi juaj i ardhshëm për ta dashur vërtet veten. Ky moment është një udhëkryq. Dhe këtu është vendimi që do të ndryshojë jetën tuaj: A do të jesh miku i vetes apo jo? Kjo është zgjedhja që keni. Është zgjedhja që do të vazhdosh të kesh në çdo moment, edhe shumë kohë pasi ta lexosh këtë postim. Nëse zgjedh të jesh miku yt, po ndërmerr hapa drejt rrugës për të rikuperuar ndjenjën tënde për veten.

Herën tjetër që ndiheni keq, pyesni veten: Çfarë do të bëjë një mik për mua? Pastaj bëjeni këtë, për veten. Tregon Carol Tuttle.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.