Josif, shqiptari që punon si profesor i Inteligjencës Artificiale
03/08/2019 Shpërndaje

Josif, shqiptari që punon si profesor i Inteligjencës Artificiale

Josif Grabocka, është shqiptari i cili punon si profesor i Inteligjencës Artificiale.

Ai punon në Universitetin e Hildesheim në Gjermani. Tutje, profesori shqiptar është edhe autor i disa punimeve shkencore në fushën e zhvillimeve digjitale dhe po ashtu konsulent shkencor në disa kompani industrial në Gjermani.

Studimet i ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin METU, Turqi, ndërsa studioi master për Inteligjencë Artificiale në Universitetin e Darlans në Suedi. Në fushën e Inteligjencës Artificiale mbrojti edhe Doktoraturën në Universitetin e Hildesheimit në Gjermani në 2016, ku sot është profesor. Punimi i tij shkencor u vlerësua ndër me të mirët dhe për ketë mori çmim.

Karriera e tij në fushën e inteligjencs artificiale ka marrë përmasa ndërkombëtare. Ai është pjesë e rëndësishme e konferencave në nivel ndërkombëtar zhvilluar në Kanada, Angli, Kinë, Taiëan, Francë, Portugali dhe Korenë e Jugut.

Josif është autor i 14 punimeve shkencore në konferenca të nivelit botëror në fushat e Data Mining dhe Machine Learning, (fusha të shkencës që zhvillojnë sisteme robote, që zgjidhin probleme kognitive në mënyrë autonome).

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.