Jo vetëm viktima, 25 vjeçari shpëton mrekullisht nga rrënojat
Zyrtarisht numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 41. Ndërkaq janë mbi 658 të lënduar kurse 47 persona janë shpëtuar.
Në mesin e historive të trishta, ka pasur dhe nga ato që janë konsideruar si mrekulli, për shkak se nga rrënojat kanë dalë edhe njerëz të gjallë.
Një prej tyre është 25 vjeçari Klajdi Qato i cili pas 19 orëve nën rrënoja ka mundur të shpëtohet. Ai ka qenë nën rrënojat e hotelit Vila Palma, i cili menaxhohej nga prindërit e tij, por ka mundur të shpëtojë sepse është futur poshtë disa dyshekëve.
Aktualisht bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Nxjerrja e Klajdit nga ekipet e shpëtimit mbrëmjen e djeshme, është pritur me duartrokitje dhe lot gëzimi.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.


