Investime në arsim? Po! Vetëm për paga mësuesish
16/11/2017 Shpërndaje

Investime në arsim? Po! Vetëm për paga mësuesish

Investimi kryesor që qeveria shqiptare do të bëjë në arsim do të jetë dhënia e pagave të mësuesve. Në fakt 85 % e buxhetit të vitit 2018, do të shkojë për dhënien e këtyre pagesave dhe vetëm 15 % mbeten për të investuar direkt në përmirësimin e cilësisë së dijes: pra në laboratorë për nxënësit, trajnime, apo specializime për mësuesit.

Ndërsa premtimi i qeverisë për të rritur investimet në arsim në masën 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbetet një objektiv i i largët, ndoshta edhe i pamundur. Kjo sepse në 2018-ën është parashikuar si zë për arsimin vetëm 2.49 % e PBB, dhe sipas ekspertëve duke parë trendin, investimet po vijnë në ulje pasi janë më pak se ato të vitit 2016.

Pra pas dy vitesh, arsimi “si sektor prioritar” do ti largohet akoma më shumë premtimit të prezantuar në strategjinë e hartuar për arsimin parauniversitar 2014-2020. E ndërsa në Shqipëri investimet në arsim vijnë në ulje në vendet e tjera të Bashkimit Europian mesatarja është 4.9 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por trendi vjen në rritje.

 

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.