Ministria e Shëndetësisë/ Covid-19, dritë jeshile për Shqipërinë
01/04/2022 Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë/ Covid-19, dritë jeshile për Shqipërinë

Shqipëria është futur nga Franca në listën e vendeve jeshile. Lajmin e bën me dije Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme: 

Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ / 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë. Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim. 

Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ

https://punetejashtme.gov.al/harta/

Nërkohë Komuniteti Teknik i Ekspertëve përmes një konference për shtyp ka bërë me dije se COVID në vendin tonë po shkon drejt zhdukjes. Numri i të infektuarve ka pësuar rënie të ndjeshme. Për herë të parë në spitale mbizotëron numri i të shëruarve në krahasim me të infektuarit. Kjo u theksua nga drejtuesja e spitalit Infektiv Najada Çomo.

Në spitalin COVID1 kemi uljet të numrit të të shtruarve në 2 javë. Kjo  varion nga 15-20 raste në 24 orë gjithsej të shtruar. Numri i pacientëve në spital është deri në 3 raste gjatë 24 orëve. Më të prekur 45-65 vjeç që përbëjnë 60% të atyre që janë shtruar. Për herë të parë në spital mbizotëron numri i të shëruarve në krahasim me të shtruarit.

Është dyfishuar numri i pacientëve të dalë nga spitali në krahasim me atë që kanë hyrë. Viktimat kryesisht të pavaksinuar. Vazhdoni të vaksinoheni sepse është një armë mbrojtëse për mos shkuar në spitale”, tha Çomo.

Duke njoftuar lehtësimin e masave të COVID-19 për shkak të përmirësimit të situatës së pandemisë kryetarja e Komitetit teknik të Ekspertëve njoftoi heqjen e masave të kufizimit të grumbullimit deri në 50 persona, ndërsa mbetet në fuqi ende përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

“Duke u bazuar në analizën e monitorimit, Komiteti vendosi të heqë kufizimin e grumbullimit të personave. Mbeten në fuqi: Të gjithë qytetarët që hynë në RSH, duhet të dorëzojnë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit të infeksionit, përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Të gjithë të infektuarit duhet të izolohen. Në strukturat e aeroporteve duhen mbajtur maskat. Të mos lejohet hyrja e familjarëve. Vijon urdhri për qendrat tregtare. Punonjësit e administratës duhet të kenë pasaportën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur, mbi moshën 12.” –tha Rakacolli.

Duke bërë thirrje që qytetarët duhet të vaksinohen, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, deklaroi se deri tani mbulesa vaksinale në rang kombëtare është 49%.

Mbulesa vaksinale është 49% me një dozë me dy doza 45%. Të vaksinohen pasi sezoni përvijon akoma dhe për përgatitemi për sezonin e vjeshtës të 2022.”, -tha Tomini.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.