Legalizimi i kanabis në Shqipëri: Argumente pro dhe kundër
Në debatin e podcastit GenZ me temë “Legalizimi i marijuanës,” dy studente aktiviste, Erisa Lipoveci dhe Fatime Fejzulla, kanë shkëmbyer ide dhe argumente të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Secila prej tyre ka paraqitur vizione lidhur me legalizimin e marijuanës për qëllime rekreative në Shqipëri.
Ndikimi në ekonomi
Erisa Lipoveci shpreh qartazi mbështetjen e saj pro legalizimit të marijuanës. Lipoveci thekson se ky hap do të sjellë ulje të kriminalizimit dhe do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve ekonomike në vend. Ajo gjithashtu sjell në bisedë përvojën e vendeve të tjera si Gjermania dhe Franca, që menaxhuan rrezikun e trafikimit pas legalizimit.
Në anën tjetër të debatit, Fatime Fejzulla shpreh shqetësimet e saj ndaj legalizimit të marijuanës. Ajo shprehet se ka frikë nga mundësia e abuzimit dhe moskontrolli i duhur i tregut, veçanërisht për shkak të mungesës së një industrie farmaceutike të zhvilluar në Shqipëri. Fejzulla ndan një perspektivë kritike përvojën e Maqedonisë, ku ligji u ndryshua pas disa vitesh për shkak të humbjeve të prodhuesve.
Ndikimi në mjekësi
Në temën e dytë të diskutuar në podcast, ata shqyrtojnë se si legalizimi mund të përmirësojë aspektin mjekësor të kanabisit. Lipoveci insiston që pjesa mjekësore duhet të lejohet për trajtim terapeutik, ndërsa Fejzulla shprehet skeptike duke thënë se mund të sjellë një varësi të rrezikshme, sidomos nëse përdoret për dhimbje rutinë.
Ndikimi te adoleshentët
Në fund, debati përqendrohet në ndikimin e mundshëm të legalizimit në adoleshentë dhe përdorimin e drogave. Lipoveci argumenton se adoleshentët janë tashmë përdorues të shumtë, ndërsa Fejzulla shpreh shqetësime për faktin se ata nuk janë ende të vetëdijshëm për rreziqet që mund të sjellë përdorimi i drogave në këtë grup moshe.
Ky debat i pasur me argumente nga të dyja palët ofron një pasqyrë të gjerë mbi këtë çështje të ndërlikuar. Përmes “Gjen Z,” dëgjuesit mund të njihen më shumë me vizione të ndryshme dhe të formojnë një qëndrim më të informuar lidhur me legalizimin e marijuanës për qëllime rekreative në Shqipëri.
Argumentet kryesore pro e kundër
Pro: Sjell rregullim ligjor të të një substance të sigurt, duke u shmangur prej pasojave negative.
Kundër: Sjell kosto shoqërore serioze, përfshirë rritjen e vizitave në emergjencë, raste të shtuara të aksidenteve në punë, dhe rritjen aksidenteve.
Pro: Do të ulë shpenzimet e konsiderueshme të zbatimit të ligjeve për kundër marijuanas (ndalime apo burgosje) dhe do të dobësojë tregun e paligjshëm të marijuanës.
Kundër: Rritë dramatikisht prodhimin e substancës, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis.
Pro: Nxit ekonominë duke krijuar të ardhura tatimore dhe vende pune të reja.
Kundër: Krijon një industri të “Marijuanës së Madhe” dhe rrit shitjen dhe përdorimin e paligjshëm të marijuanës.
“Ky podcast u realizua nga Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore në kuadër të projektit Gen Z, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.
© 2024, Pozitivi. All rights reserved.