Instagram në parandalimin e vetëvrasjeve
22/05/2019 Shpërndaje

Instagram në parandalimin e vetëvrasjeve

Instagrami është kthyer në një mjet që shërben edhe për parandalimin e vetëvrasjeve.  Sipas organizatave për parandalimin e vetëvrasjeve, nëse mendoni se dikush në rrjete sociale po rrezikon jetën, rekomandohet të telefononi shërbimet e urgjencës për ndihmë. Përmes instagramit ju mund të shpëtoni një jetë.

Në rast se vëreni se dikush është në rrezik mund të bëni raportim në rrjetet sociale dhe të kontaktoni personin e ta ndihmoni të marrë ndihmë.

Lektorja e sociologjisë në Universitetin e Bristol, Dr Lucy Biddle, e cila ka hulumtuar rreth përdorimit të internetit në lidhje me vetëvrasjet tha se shumë platforma të mediave sociale do të arrijnë tek përdoruesit që shkruajnë apo bëjnë postime vetëvrasëse.

Edhe vetë instagram ka folur për mbështetjen që ofron ndaj çdo përdoruesi, në mënyrë që të ndihen të sigurt. “Ne kemi një përgjegjësi të thellë për t’u siguruar që njerëzit që përdorin Instagramin të ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Si pjesë e përpjekjeve tona, ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të përdorin mjetet tona të raportimit dhe të kontaktojnë shërbimet e emergjencës nëse shohin ndonjë sjellje që vendos sigurinë e njerëzve në rrezik.”

Ndaj për të raportuar, mund të shtypni lehtë mbi ikonën me tre pika dhe pastaj përzgjidhni “raport”, të shoqëruar me “është e papërshtatshme” ose “vetë-dëmtuese”.

Instagram në muajin shkurt ka rënë dakord të ndalojë imazhet grafike të lëndimeve të vetvetës, pasi pati reagime dhe kundërshtime në Britani pas vetëvrasjes së një adoleshenti. Kjo pasi babai i adoleshentit tha se platforma për ndarjen e fotografive dhe videove kishte kontribuar në vendimin e vetëvrasjes të së ndjerit.

Thirrja për ndryshim të politikave të Instagram u mbështetën nga qeveria britanike, pasi familja e 14-vjeçarit Molly Russell gjeti materiale që lidheshin me depresionin dhe vetëvrasjen në llogarinë e të ndjerit në Instagram.

Shefi i Instagram-t, Adam Mosseri ka deklaruar se platforma do të bëjë dhe po bën një sërë ndryshimesh në rregullat e përmbajtjes së saj. “Ne nuk jemi aty kur duhet të jemi në raste të vetëvrasjes dhe e konsideroj  te rëndësishme se ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur grupet vulnerabël në komunitetin tonë”, ka deklaruar Mosseri.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.