Instagram dhe Tik-Tok, si përdoren nga vipat shqiptarë për të fituar para
11/04/2022 Shpërndaje

Instagram dhe Tik-Tok, si përdoren nga vipat shqiptarë për të fituar para

Përmes rrjeteve sociale Tik Tok dhe Instagram të cilat kanë kapur majat e popullaritetit vipat shqiptarë po fitojnë të ardhura marramendëse.

Për ata që kanë një numër të lartë ndjekësish dhe janë aktivë tanimë është shndërruar në një burim të ardhurash duke i kthyer këto rrjete sociale në një hapësirë reklamuese.

Pjesa dërrmuese e vipave kanë llogaritë e hapura në TikTok e Instagram.

Një formë është përmes videove. Ato publikojnë video nga përditshmëria e tyre,  të postuara, apo edhe në formën Live ku prezantojnë edhe produkte ose shërbime të ndryshme që reklamojnë.

Mënyrat më të  zakonta të përfitimit janë duke bërë marrëveshje personale me biznese për reklamim, si dhe në dhuratat/gifts.

Marrëveshjet me bizneset shpesh bëhen për reklamimin e produkteve të tyre në videot e postuara.

Cilado të jetë shuma që artistët monetizojnë, 50 për qind të saj e merr vet rrjeti social në fjalë.

Këngëtarët shqiptarë nga videot Live, në të cilat ata futen çdo natë, përfitojnë mesatarisht një mijë euro në ditë, pa llogaritur përqindjen që merr TikTok-u.

E artistët shqiptarë më të ndjekur në Tik Tok janë Noizy, Dafina Zeqiri, Melinda Ademi dhe Don Xhoni. Jo pak të ndjekur janë edhe në Instagram.

Sidomos me pandeminë vlera e ndikuesve (Influencers) është rritur me 57%. Sipas studimit të Shtetit të Ndikimit të Marketingut, të kryer nga Klear, 2020 ishte viti i ndryshimit dhe shkak u bë pandemia e shkaktuar nga Covid-19.

Influencuesit rritën vlerën e tyre me 57% krahasuar me një vit më parë, duke konfirmuar potencialin e këtij sektori. Vetëm platforma TikTok ka mbi 130% më shumë aktivitet sponsorizimi se vitin e kaluar. 

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.