Heroi shqiptar në uraganin e Teksasit
01/09/2017 Shpërndaje

Heroi shqiptar në uraganin e Teksasit

Nga shirat e furishëm të uraganit Harvey në Hjuston të Teksasit kanë vdekur deri tani 30 persona por përpjekjet për të normalizuar situatën vazhdojnë pa u ndalur nga të gjithë, përfshirë dhe shqiptarët.

Pamje të rëndë të ujit që ka mbuluar shtëpitë e makinat, shfaqen çdo ditë në mediet e huaja dhe vendase. Banues në zonën e Teksasit mësohet se ka dhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, kryesisht nga Kosova. Në këtë stuhi, e cila konsiderohet si më e madhja e të gjitha kohërave, forca të shumta shtetërore, por dhe vete njerëzit kanë kontribuar për evitimin e problematikave dhe tragjedive të mëtejshme.

Mes shumë të tjerëve, kontribut të madh ka dhënë Mentor Fejzullahu, shqiptari nga Kosova, i cili jeton që pas luftës së Kosovës në Amerikë. Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shpreh krenarinë për shtetasit shqiptar, për kontributin e dhënë në ndihmesë të njerëzve të prekur në uraganin Harvey, më i madhi i të gjitha kohërave.

Mentor jeton në Houston, Teksas. Hurricane Harvey, një uragan që vuri në sprovë shumë banorë të qytetit, Mentorin dhe shqiptarë të tjerë që jetojnë aty. Mirëpo Mentori ka qenë një nga personat që tregoi anën e tij humane dhe njërëzore, kujdesin e madh duke shpëtuar personat e përbytur e të rrezikuar nga kjo stuhi. Guximi dhe solidariteti i tij  është përgëzuar pa masë nga të gjithë.

Ambasadorja Çitaku shpreh dëshirën për të treguar këtë gjest human të shqiptarit, duke e bërë publike ne facebook. Ndër të tera Çitaku rrëfen bisedën me shqiptarin: “Kur flisja sot më herët me të, ai nuk tha ndonjë fjalë për këtë se çfarë kontributi dhe ndihme jepte ai, por njerëz të tjerë nga Houstoni më thanë, atë se çfarë po bën ky shqiptar çka nuk mund të ketë shqiptar që të mos bëhet më krenar për Mentorin nga Kosova”.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.