Iniciativa e të rinjve për strehim të refugjatëve në shtëpi thyen kufinjtë
Filloi si një përpjekje për të mbushur një dhomë rezervë në Berlin, por sot ka shënuar një model ndërkombëtar për integrimin e refugjatëve, prej së cilës kanë përfituar rreth 565 njerëz deri më sot. E gjitha nisi me dëshirën e disa të rinjve për të strehuar në shtëpinë e tyre refugjatët.
Alsheekh Bassel Kassem, 29 vjeç u largua nga Siria gati një vit më parë dhe tani jeton me 2 miqtë, Melanie Theëlis dhe partneri i saj Paul Zubrinich. “Ne kalojmë kohën duke folur për kulturat dhe sistemet tona të vlerave; i krahasojmë ato, i diskutojmë dhe ndonjëherë i kritikojmë. Në Siri para luftës, jeta ime ishte e përsosur financiarisht dhe shoqërisht. Lëvizja në apartamentin e Paul dhe Mel më dha ndjenjën e të pasurit një jetë normale përsëri”, tha Kassem.
Zubrinich tha se u ndjenë të detyruar që të hapin shtëpinë e tyre pasi dëgjuan se qyteti do të presë mijëra refugjatë, gjithashtu shtoi se edhe ata kanë përfituar të gjithë, si rezultat i kësaj, raporton pozitivi.org. “Kam mësuar shumë për kuzhinën dhe kulturën siriane, për shembull; ushqimi i tyre është i mrekullueshëm dhe ata kanë një histori të pasur. Jemi përpjekur vazhdimisht në strehimin e refugjatëve, miqësorë, të butë siç është ai me të cilin jetoj”, shtoi më tej Zubrinich.
Faqja e internetit, Flüchtlinge Ëillkommen (Mirësevini Refugjatë), u hap nga Mareike Geiling, partneri dhe shoku Jonas Kakoschke Ebding Golde. Treshja shfaqën interes që të strehojnë në shtëpinë e tyre të përbashkët azilkërkuesit. Që atëherë, ata kanë zhvilluar konceptin për strehimin e refugjatëve anembanë Evropës dhe Kanadasë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
