Një dritare e re informacioni hapet për rusët
11/03/2022 Shpërndaje

Një dritare e re informacioni hapet për rusët

Përballë masave ekstreme të Vladimir Putin i cili bllokoi Twitter-in dhe Facebook-un për të mos lejuar në asnjë mënyrë marrjen e informacioneve pa censurë, një derë është hapur për rusët.

Kompania Tëitter njoftoi se ka krijuar një variant të ri të shërbimit të saj që mund të përdoret edhe nga personat që gjenden në Rusi.

Shërbimi do të bëhet i disponueshëm nëpërmjet një adrese të posaçme tek e cila mund të hyhet vetëm duke përdorur programin Tor.

Këto lloj adresash anonime (onion URLs) dhe programi Tor janë përdorur në të kaluarën nga personat që dëshirojnë të shmangin çensurën, por njëkohësisht edhe personat e përfshirë në aktivitete të paligjshme në të ashtuquajturin “internetin e errët” (darkëeb).

Njoftimi për faqen e re u bë nga një inxhinier që punon për kompaninë Twitter.

“Ky është ndoshta mesazhi më i rëndësishëm dhe më i shumëpritur që kam shkruar ndonjëherë. Në emër të @Twitter, kam kënaqësinë të njoftoj shërbimin e ri paralel @TorProject”, shkruajti Alec Muffett.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.