‘Imagjinoni një botë ku na jepen mesazhe vetëbesimi, mundësish dhe pozitiviteti’
27/01/2018 Shpërndaje

‘Imagjinoni një botë ku na jepen mesazhe vetëbesimi, mundësish dhe pozitiviteti’

Rrëfimet dhe ngjarjet që dëgjojmë apo ato që ne i mbajmë në mendje për të kuptuar botën janë shpesh negative. Gjërat negative kanë tendencë që t’ju angazhojnë  shumë emocionalisht në fillim, pasi njerëzit instinktivisht përqëndrohen në kërcënimet aktuale. Kjo na largon nga aspekte të jetës, për të cilat mund të jemi të lumtur dhe mirënjohës. Shumica e mediave kryesore kanë tendencë të tregojnë dhe zmadhojnë aspektet më të këqija të botës dhe të sensibilizojnë për këtë.

Duke parë aq shumë negativitet në botë përforcohet një ndjenjë e pafuqisë së njerëzve për të ndryshuar jetën e tyre dhe botën përreth. Unë duhet të ndaloj së ndjekuri  kaq shumë lajmet ‘normale’: kjo sjell dëshpërim dhe konfuzion. Mendoj se një fokus më i madh i llojit të gazetarisë rreth lajmeve pozitive ka ndikim shumë real, të dukshëm, pozitiv në botë.

Edhe ju keni në dorë të na ndihmoni të ndryshojmë lajmet për të mirë, duke u bërë pjesë e pozitivi.org. Duhet të ndjehemi mirënjohës për atë që kemi, të frymëzohemi nga veprimet e të tjerëve, duke u fokusuar tek mundësitë dhe jo kufizimet.  Këto janë sekretet më produktive të mendjes, të cilat i shërbejnë si individit ashtu edhe botës ku jetojmë, më së miri.

Pse njerëzit supozojnë se kur mendon pozitivisht kjo çon në mosveprim? Ndoshta egziston frika, se nëse të gjithë mendojmë që gjërat janë mirë, nuk do të ndjenin nevojën për të kontribuar në shoqëri. Por përvoja të shumta flasim ndryshe. Lajmet pozitive nuk janë një zbavitje ose lehtësim i parëndësishëm nga realiteti i përditshëm. Nuk ka të bëjë me mohimin e ndonjë gjëje. Përkundrazi, gazetaria trajton çështjet në një mënyrë të fokusuar në zgjidhje, duke i dhënë energji, për t’i fuqizuar dhe frymëzuar njerëzit.

Si do të dëshironit të shihni ndryshimin e medias? Të gjithë mendoj se duam të shohim një media më të përgjegjshme që i konsideron mesazhet që përcjell dhe ndikimin që kanë. Lajmet Pozitive po ndryshojnë retorikën e prapaskenave për historitë që na janë thënë, duke na inkurajuar që ta shohim fuqinë dhe përgjegjësinë tonë si një forcë pozitive për të mirën. Imagjinoni një botë ku na jepen mesazhe për vetëbesim, besim, mundësi dhe pozitivitet. Mendoni nëse njerëzit dëgjojnë dhe lexojnë t’ju thuhet çdo ditë se kanë potencial të madh në vend më shumë sesa t’ju  përmenden rreziqet?

Një drejtues i një kompanie që shpërndan lajme pozitive online ne botë tregon si investoi në këtë biznes. “Kompania që unë jam drejtor, kishte disa para rezervë dhe donte t’i shpenzonte për diçka që ne besonim se mund të ketë ndikim pozitiv në botë. Në një takim tremujor të drejtorëve, unë sugjerova që të financonim Lajme Pozitive.

Që atëherë, e hapja shfletuesin për të lexuar tregime rreth njerëzve që po ndërmarrin veprime dhe përdorin kohën e tyre në mënyrë produktive për të zgjidhur problemet dhe për të përmirësuar gjërat. Në vend që të isha joproduktiv, leximi i këtyre artikujve më ka ndikuar pozitivisht.  Dhe unë synoj të lë 10 përqind të të ardhurave të mia të disponueshme në shkaqe bamirëse ose pozitive. Unë zgjedh ta bëj këtë, duke ndërmarrë veprime çdo ditë, si një alternativë për të përmirësuar gjendjen në botë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.