Fuqizimi i vajzave adoleshente nëpër botë
20/07/2019 Shpërndaje

Fuqizimi i vajzave adoleshente nëpër botë

Zogjtë po cicërojnë. Duke hapur sytë nga zhurma e alarmit në telefonin tim, kthehem edhe një herë nga muri për të fjetur edhe pak minuta nën ngrotësinë e krevatit ,i cili është po ashtu i imi. Në momentin që cohem plotësisht vesh rrobat e bëra gati që natën më parë, të cilat ndryshojnë nga ato që kisha veshur ditën para kësaj të sotmes. Laj fytyrën,ha mëngjes dhe nisëm qetësisht për në shkollën time, që nuk është as 10 minuta larg, të cilën kam mjaft dy vite që e frekuentoj e që pastaj  më vonë të kthehem në shtëpi dhe të kryej aktivitet me të cilat  merrem zakonisht pas shkolle si: bërja e detyrave,kurset e shumta ose mbase edhe të dal me miqtë nëse dita pasardhëse nuk është tepër e ngarkuar. Jeta normale e një adoleshenteje shtatëmbëdhjetë vjecare.

7945 kilometra nga shtëpia ime,pikërisht në Afrikë është po e njëjta ditë dhe orë. Tashmë gjendemi shumë larg vendit tonë  ku gjërat rrjedhin shumë më ndryshe nga jeta normale e vendeve të Europës. Një grua cohet herët në mëngjes për të ikur nga fshati i saj në një tjetër, me një qyp të madh në kokë, për të mbledhur ujë. Duhet të niset herët që rradha të mos bëhet e madhe e që të jetë në kohë kur 7 fëmijët e saj të zgjohen nga gjumi. Kur të kthehet në shtëpi do të duhet të bëj atë që bën cdo ditë; të pregatisë mëngjesin për fëmijët  saj ndërkohë që mbase edhe vet mund të jetë akoma e tillë. Tre djemtë e saj nisen për në shkollë e cila nuk ofron shumë ndërsa vetëm vajzat më të mëdhaja shkojnë në gurore që të vazhdojnë punën aty ku e lanë me shpresë për të fituar para për të blerë kripë dhe vaj guri për familjen e tyre.

Në një “lokal” aty afër burri i kësaj gruaje është ulur duke pirë me miqtë e tij e duke i shpjeguar atyre se gruaja e tij është fajtore sepse nga testimi i fundit që bëri doli se ajo kishte HIV pozitiv, pasi në Afrikë mendohet se gratë të cilat kanë këtë sëumundje seksualisht të transmetueshme dhe jo vetëm, ju është bërë magji. Në të njëjtën kohë burri mohon të testojë veten pasi për të burri tregon dobësi nëse shkon e vizitohet në spital për këto lloj gjërash. Në dehje e sipër ai jep mendimin për të shitur gruan dhe disa nga vajzat e tij për një thes të madh me fasule.

Kjo është jeta e grave në Afrikë dhe sigurisht jo vetëm. Këtu fusim të gjitha shtetet e tjera të cilat futen ne listën e vendeve të prapambetura në kulturë,shoqëri dhe ekonomi.

Thuhet se shumica e njerëzve nën kufirin e varfërisë janë gra. Kjo pra do të thotë se nëse duam të bëjmë historinë e varfërisë, duhet t’i japim një kapitull të veçantë grave. Politikat e formuara për të zhdukur varfërinë duhet të japin konsideratë të jashtëzakonshme për gratë kur ato janë gjinia që përballen me vuajtjen e varfërisë shumë më shumë se burrat. Vajzat dhe gratë duhet të përfshihen në hartimin e politikave dhe zbatimin, efektivitetin dhe rezultatet e qëndrueshme.

Edhe në këto vende të varfra duhet të hapen shkolla me vende të mjaftueshme si për meshkujt e si për femrat pasi është e pa drejtë që femrat të punojnë në gurore ndërkohë që meshkujt ikin në shkollë që më vonë kur të martohen të mendojnë si të shesin gratë e tyre bashkë me vajzat për të bërë mjaftueshëm para për ushqim. Femrat duhet të edukohen që jo vetëm të marrin kulturë, të mësojnë të shkruajnë ,por madje edhe të mësojnë se trupi është i tyre dhe askush nuk mund ta detyroj atë të lindi fëmijë kur ajo nuk ndjehet gati. Trupi nuk është lodër e për më tepër pronë e kënaqësive të të tjerëve. Jo vetëm femrat,por edhe meshkujt duhet të edukohen haptazi për familjen, jetën e siodmos femrat.

Në veçanti, shkenca, matematika dhe fizika kanë një varësi themelore në zhvillim e botës dhe vajzat kanë qenë të njohura për zbrapsjen e tyre nga këto fusha të arsimit duke mësuar gënjeshtrën se ato zona janë vetëm për djemtë. Ka pasur një përmirësim të numrit të vajzave që ndjekin shkencat gjatë viteve, ndonëse statistikat janë ende mjaft të ulëta. Një shembull i kësaj lëvizjeje të fuqishme është Uganda në të cilën vajzave dhe grave ju është dhënë mundësia për një edukim të nevojshëm në të gjitha anët. Shumë femra të cilat ishin pjesë e këtij porgrami janë sot mjeke,ekonimiste dhe madje edhe gra të biznesit.

Kjo luftë për fuqizimin e vajzave të reja ,por edhe grave ka një hisori të gjatë e cila ende nuk ka përfunduar. Duhen akoma edhe shumë vite të tjera që akoma më shumë femra të jenë në gjendje të ndërtojnë një jetë akoma më të mirë për veten e tyre. Deri atëherë nuk duhet të ndalojmë së luftuari,ndihmuari dhe shpresuari.

 PUNOI:  Tea Shkurti

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.