I shpëtoi luftës, pedagogia ukrainase: Si u arratisa bashkë me mamanë, ajo do të kthehet
18/04/2022 Shpërndaje

I shpëtoi luftës, pedagogia ukrainase: Si u arratisa bashkë me mamanë, ajo do të kthehet

Në ditën e 54 të luftës bombardimet ruse dhe sulmet ajrore vijojnë të godasin pa mëshirë disa shënjestra anembanë Ukrainës.

Pamje të drithëruese i quan pedagogia Kateryna Shymkevych teksa i shikon shpërthimet tashmë nga ekrani i televizorit. Në një bisedë me Pozitivi.org ajo tregon se ka mundur të arratiset nga lufta së bashku me mamanë e saj në ditën e 21 të luftës.  

“Tani jam në Zagreb. Siç ka qenë kur isha unë por edhe tani, më Ukrainë  është një tmerr… Janë pamje drithëruese për mua”, thotë ajo teksa ka siguruar jetën e saj dhe të nënës.

“Unë dhe mamaja ime jemi mirë. Ajo dëshiron të kthehet … Unë nuk dua, por … tani po qëndroj në Zagreb”, shtoi Shymkevych.

Së bashku me të ëmën e reja ukrainase thotë se përgjatë ditëve të luftës në Ukrainë janë strehuar në Zaporizhzhia. Aty nuk e kanë ndier veten shumë të rrezikuara pasi atëherë nuk ka pasur sulme shumë të ashpra nga rusët në këtë zonë. Por me kalimin e ditëve Zaporizhzhia është përballur me sulme të vazhdueshme nga trupat ruse, të cilat kanë sulmuar me tanke, helikopterë dhe sisteme raketash duke shkatërruar çdo gjë.

“Unë kam qëndruar në vendlindjen time Zaporizhzhia. Nuk isha në rrezik sepse në Zaporizhzhia sulmet me raketa nuk ishin të shpeshta. Disa raketa ranë në ditën e parë të pushtimit. Pastaj sulmet me raketa ishin më të rralla. Sa për centralin bërthamor… Kam lexuar për se rusët e kanë pushtuar natën… Po, kam frikë si të gjithë ukrainasit. Është shumë e frikshme sidomos kur u mor centrali bërthamor. Tashmë kam parë që sulmet janë shtuar, më duket shumë e frikshme. Shpresoj që ky makth të marrë fund sa më parë”, tregoi më tej për pozitivin.

Sipas saj mbështetja nga ndërkombëtarët nuk ka qenë e mjaftueshme, duke theksuar se kanë pritur që të bëjnë më shumë.

“Dhe gjithashtu u frikësova kur kuptova se BE, SHBA, OSBE apo ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare nuk bënë asgjë”.

Rusia bombardoi qytete anembanë Ukrainës sot në mëngjes. Sulme me raketa u raportuan në Lviv dhe Dnjepër pas bombardimeve të rënda të fundjavës në Luhansk dhe Harkiv.

Edhe Dnjepri, qytet në Ukrainën lindore-qendrore u godit nga dy raketa mengjesin e sotën, tha guvernatori ushtarak i rajonit. Ndërsa  në Mariupol, prej disa javësh vazhdojnë luftime të ashpra. Ministri i jashtëm i Ukrainës tha sot se porti strategjik ukrainas i Mariupolit në fakt nuk ekziston më, për shkak të shkatërrimit masiv të shkaktuar në qytet. Dmitri Kuleba  tha për televizionin amerikan CBS se megjithëse ukrainasit “po vazhdonin luftën e tyre”, situata në Mariupol ishte e tmerrshme pas gati dy muajsh luftime të ashpra me trupat ruse. 

/Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.