I ndau lufta kur ishin 16 vjeç, ritakohen pas 70 vitesh dhe martohen
Historia e tyre vërteton më së miri se dashuria është e pavdekshme, se dashuria nuk njeh moshë dhe kohë…ajo është gjithmonë aty pavarësisht sa larg mund të jesh larguar, kur të kthehesh do jetë “strukur” diku duke të pritur ty.
Dy të moshuarit Antonia Gottifredi 86 vjeç dhe Giovanni Molinari 89 vjeç u njohën kur ishin 16 vjeç në provincën e Leço në Itali dhe u fejuan. Fatkeqësisht lufta i ndau por 70 vjet më pas të dy kanë gjetur njëri-tjetrin nëpërmjet internetit dhe martohen… Realizuan ëndrrën që kishin në rini e tashmë shijojnë së bashku vitet e fundit të pleqërisë. Ky është fati.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.



