Këngëtari i njohur dhuron mijëra dollarë, që fëmijët me nevoja të veçanta të mësojnë të gatuajnë
26/01/2019 Shpërndaje

Këngëtari i njohur dhuron mijëra dollarë, që fëmijët me nevoja të veçanta të mësojnë të gatuajnë

Falë një donacioni bujar nga këngëtari dhe kompozitori Paul Simon, dhjetëra të nxënës me aftësi të veçanta do të zhvillojnë aftësitë e tyre në kuzhinë.

Gjatë turneut të lamtumirës Simon, bëri donacione për programet lokale në çdo qytet që vizitoi, duke përfshirë Portland, Oregon muajin e kaluar.

Kujtojmë se në duetin  e suksesshëm popullor, Simon dhe Garfunkel, muzikanti 77-vjeçar bëri një donacion prej 10,000 dollarë për Portland Public Schools, gjysma e të cilave iu dha Community Transition Program (CTP).

Programi ndihmon nxënësit me nevoja të veçanta të zhvillojnë aftësi për jetën pas shkollës së mesme. Donacioni i Simon do të sigurojë që këta fëmijë të mund të zhvillojnë aftësitë në kuzhinë duke punuar me kuzhinierë profesionistë në një kuzhinë të re.

” Kjo është vërtet emocionuese. Do të hapë mundësi të mëdha për nxënësit që të mësojnë aftësi për shërbimin ndaj klientit, dhe të tjera të ndryshme para se t’i vendosim në praktikë me një partner në komunitetit”, tha Thelina O’Daniel, drejtori i CTP.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.