I moshuari fiton lotarinë për herë të dytë në 5 vite
30/03/2019 Shpërndaje

I moshuari fiton lotarinë për herë të dytë në 5 vite

Një burrë në Barre, i cili tashmë ka fituar një herë llotarinë, e fitoi atë përsëri. James Peddle fitoi 10 milionë dollarë në maj 2014. Kohët e fundit, ai fitoi 1 milion dollarë me një biletë tjetër.

I moshuari e konsideron veten me fat se ka fituar lotarinë dy herë gjatë pesë viteve të fundit. “Siç bëri me parate qe fitoi heren e pare pesë vjet më parë, Peddle ka në plan të ndajë çmimin serish me familjen e tij”, thotë një i afërm.

Dyqani ku bleu biletën e tij të fundit, Quabbin Plaza Liquors në Summer St. në Barre, do të marrë një bonus prej 10,000 dollarë për shitjen e biletës. I moshuari është shprehur tejet i gëzuar që fati i trokiti sërish. Tanimë me lekët e biletës ka menduar ti shpenzojë për familjen.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.