I huaji rilind shpresën për familjen, dhuron makinën për burrin me aftësi të kufizuara
13/10/2018 Shpërndaje

I huaji rilind shpresën për familjen, dhuron makinën për burrin me aftësi të kufizuara

Nathan Donovan dhe gruaja e tij Madison janë prindër të një fëmije. Ata jetojnë në Moncton me ndihmë sociale. Nathani ka mbetur me aftësi të kufizuara pasi ka thyer shpinën në një aksident me makinë në vitin 2010. Që atëherë nuk ka mundur të punojë.

Në përpjekje për të marrë ndihmë dhe për t’u kthyer në këmbë, çifti bëri kërkesë për një hua makinash në mënyrë që Madison të mund të kthehej në punë. Por që të marrnin 7,000 $ atyre u thane se duhet të jepnin 600 $ per kompaninë si kolateral.

“Kjo do të na nxirrte nga vrima në të cilën ishim futur. Të jem në gjendje të punoj dhe jo te rrime vetëm me ndihmë, prandaj mendoja se kjo ishte shpresa e vetme”, tha Nathan për CBC News.

Ata nuk e morën kurrë huanë. Në shtator, Nathan thirri CBC News për të paralajmëruar të tjerët duke dhënë shembullin e tij sesi i humbi 600 $. Denis LeBlanc, një dëgjues i rregullt i emisionit radiofonik, dëgjoi historinë e Nathanit dhe rastësisht, ne te njejten kohe po përpiqej të shiste një Volkswagen të vitit 2007.

LeBlanc tregon se e thirri menjëherë gruan dhe e pyeti nëse mund ta përballonin t’i dhuronin automjetin që kishin menduar të shisnin. Të dy vendosën të mos fitonin nga kjo makinë. Disa ditë më vonë, LeBlanc ia dorëzoi Nathan çelësat e automjetit. Akti i mirësisë ka ndryshuar gjithçka për familjen Donovan.

“Gjithçka po shkon për mrekulli”, ka thene Nathan. “Madison po punon me orar të plotë dhe nuk jemi më me asistencë. Ne kemi shprese të rimëkëmbim jo vetëm të ardhmen tonë financiare, por gjithçka”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.