Të shikosh përtej paragjykimeve negative
Ismene Cole është trajnere e jetës dhe një nga bashkëpronaret e “Positive News”. Lajmet kanë një ndikim të madh mbi ne, thotë ajo, dhe është e rëndësishme që të zgjedhim atë që ushqen mendjet tona.
Unë kam qenë pas revistës Pozitive News për vite, pasi një mik ma rekomandoi. Në një botë me kaq lajme negative dhe të tmerrshme, ajo u kthen vëmendjen përsëri gjërave të mrekullueshme, konstruktive dhe fuqizuese që ndodhin. U apasioniva menjëherë pas kësaj.
Përparësia që mediet kryesore u japin ngjarjeve negative ka një ndikim të madh tek ne. Ne jemi mësuar të hamë mirë dhe të bëjmë ushtrime, por rrallë mendojmë për atë që konsumojmë psikologjikisht. Megjithatë, efektet janë njësoj të dëmshme. Kur ne jemi të bombarduar me mesazhe negative, konflikte dhe probleme sipas asaj që serviret duket se nuk ka zgjidhje, dhe ndjehemi të pashpresë. Në rastin më të keq, na pushton ndjenja se nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar gjërat, duke na lënë të pafuqishëm.
Ajo që zgjedhim për të ushqyer mendjen ndikon në vetëvlerësimin tonë, në marrëdhëniet tona me të tjerët dhe pikëpamjen tonë për botën në përgjithësi. Mediat e balancuara dhe konstruktive ndërtojnë lidhjen me të tjerët dhe u kujtojnë njerëzve fuqinë që kanë për të sjellë ndryshime pozitive. Ne nuk duhet të mohojmë atë çfarë është negative në botë, por të rifitojmë fuqinë për të zgjedhur se si duam të ndjehemi. Nëse zgjedhim, mund të përqendrohemi në fuqizimin dhe ndryshimin.
Një pjesë e madhe e punës me lajme pozitive po ndihmon njerëzit të rifurnizojnë mendimet e tyre dhe të shqyrtojnë besimin. Çfarë e ndihmon me të vërtetë këtë ndryshim? Gjetja e modeleve frymëzuese që na ndihmojnë të jetojmë jetën e pasionuar, duke zvogëluar ekspozimin ndaj gjërave që na bëjnë të ndihemi të shqetësuar apo jo mjaftueshëm të mirë. Ne të gjithë i përhapim qindra mesazhe çdo ditë , ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm nëse na ndihmojnë ose na dëmtojnë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
