I huaji ndihmon një burrë të lidhë karvatën, pastaj i shfaqet në funeralin e të atit
Një çift në Ohio që po blinte rroba për një funeral u takua me një njeri të mirë dhe ndau historinë prekëse në Facebook.
Kevin Butcher shkoi me gruan e tij, Sherri, për të zgjedhur veshje për funeralin e babait të tij. Kur të dy e kuptuan se asnjëri nuk dinte të lidhte kravatën, Hoëell Hackler u erdhi në ndihmë.
Sherri shkroi në Facebook: “Sot ndërsa Kevin dhe unë po bënim blerje për funeralin e babait, e kuptuam se asnjëri nga ne nuk dinte se si të lidhte kravatën. Kevin vuri re një zotëri më të vjetër afër dhe vendosëm të pyesim nëse ai mund të na ndihmojë. Ne thamë se ai do të mendonte që ishim të çmendur…por të dy e kishim gabim.
Ky njeri i ëmbël nuk ngurroi kur Kevin shpjegoi pse kishte nevojë për ndihmë dhe vazhdoi ta vinte kravatën rreth qafës.
Ai arriti t’ja rregullonte karvatën, ia shtrëngoi me dy duart duart dhe më pas e tërhoqi Kevinin për ta përqafuar dhe për t’i thënë se i vinte keq për humbjen e babait të tij.
Ai më shikoi dhe më tha “kujdesu për të” dhe ai u largua. Unë dhe Kevin të dy u larguam të qetë dhe mezi po mbanim lotët “.
Por historia nuk mbaron këtu. Z. Hackler shkoi deri në funeral.
“Nuk ka thjesht asnjë fjalë për të shpjeguar se si u ndjemë Kevin dhe unë këtë mëngjes”, shkruante Sherri në një postim.
“Duke ecur për në funeral, pamë zotin Hackler ndërsa priste që ne të themi një lutje për familjen. Ky njeri është një ëngjëll në tokë!”
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.


