I biri dhunohet në shkollë, babai kalon ditën me bulluesin
Një baba në Houston, zbuloi se djali i tij ishte duke u bulluar në shkollë dhe vendosi të bënte diçka në lidhje me këtë. Ai vendosi të shoqërohet me bulluesin e fëmijës së tij.
Aubrey Fontenot tha se i biri, 8 vjeçari Jordan, ishte ankuar për një dhunues në shkollë. “Kam biseduar disa herë me shkollën dhe u kam thënë atyre për fëmijën, por e di se kurrë nuk do të largohet”, shkruante Fontenot në Instragam.
Kjo gjë vazhdonte të ndodhte. Gjërat arritën deri në një pikë sa bulluesi i vodhi edhe telefonin Jordanit. I ati shkoi në shkollë dhe foli me drejtorin dhe një polic. Mendonte se ky fëmijë kishte nevojë për ndihmë.
Fontenot zbuloi se bulluesi i djalit të tij ishte në të vërtetë duke u ngacmuar nga fëmijët e tjerë në shkollë, sepse ai nuk kishte rroba apo këpucë të pastra, të reja. Kur Fontenot foli me nënën e këtij djalit, e cila i dha leje për të shkuar tek djali i saj, ajo i tha atij se familja ishte e pastrehë dhe po përpiqej të stabilizohet.
Ndërsa Fontenot vendosi të kaloi ditën me dhunuesit e djalit të tij.
“Vendosa të kaloj ca kohë me djalin bullues, vetëm për të gërmuar pak më thellë për të kuptuar pse? Ndërkohë zbulova se ai ishte duke u ngacmuar sepse s’ka rroba dhe këpucë të pastra. Por sërish e pyeta ‘pse?’ Kur mësova se familja e tij po kalonte kohë të vështira .. gjthçka filloi të marrë kuptim… Ne nuk kemi asnjë ide se çfarë këta fëmijë kalojnë në këto ditë, sepse shumë prej nesh thjesht nuk u intereson… dhe kjo nuk është një histori e pazakontë.
E kalova një pjesë të mirë të ditës time dje duke blerë dhe duke e mësuar këtë djalë rreth respektit të vetvetes, integritetit, moralit, besimit dhe gjëra të tjera që nga një i ri i trazuar të bëjnë një njeri të madh”, shkruante Fontenot në Instagram.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
