Dy oficerë policie sigurojnë të moshuarën e vetmuar
Dy oficerë policie në Australi janë lavdëruar sepse kanë tejkaluar detyrën, duke ndihmuar një grua të moshuar në rinovimin e derës së shtëpisë.
Efektivët Matt Boswell dhe Christopher Couch arritën në shtëpinë e të moshuarës dhe panë se dera e përparme ishte rrëzuar. Kjo kishte ulur nivelin e sigurisë për zonjen.
“Ishte e qartë se zonja ishte shumë e frikësuar”, tha Constable Boswell. “Megjithatë, gjëja e parë që ajo u ka thënë ishte: ‘A doni një filxhan çaj?’.
Oficerët u ulën me zonjën për disa minuta dhe mësuan për jetën e saj. Ata mësuan se ajo ishte vejushë dhe kohët e fundit jetonte vetëm.
“Ne donim ta bënim atë të ndihet e sigurt në shtëpinë e saj edhe një herë”, tha Constable Boswell.
Oficerët shkuan dhe punuan për riparimin e derës. Puna e tyre ndoshta nuk ishte baras me një profesionist të kësaj fushe, por dera ishte mbyllur dhe zonja ishte më e sigurt tashmë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
