VIDEO/ Humbi këmbët nga bombardimet në Ukrainë, 23-vjeçarja martohet në spital
Dashuria mbizotëron mbi gjithaçka, madje në Ukrainë ka kapërcyer edhe luftën. Disa pamje ku duket një çift ukrainas duke kërcyer në dasmën e tyre në një spital në Lviv, janë bërë virale në rrjet gjatë orëve të fundit.
Videoja, e shpërndarë nga Euromaidan Press tregon dhëndrin Viktorin teksa mban në krah bashkëshorten e tij gjatë një vallëzimi një dhomë spitali, ku Oksana po merr shërbimin mjekësor.
Oksana, vajza 23-vjeçare, humbi këmbët nga një shpërthim rus në Lysychansk, por pavarësisht kësaj dashuria e Viktorit u bë edhe më e fortë.
Çifti që atëherë është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
