Historia e nënës me djalin autik, që e ktheu dhimbjen në forcë  duke krijuar nismën për fëmijët në nevojë
13/09/2022 Shpërndaje

Historia e nënës me djalin autik, që e ktheu dhimbjen në forcë duke krijuar nismën për fëmijët në nevojë

Historia e Brixhida Muçës është e një gruaja të fortë që dhimbjen e ka kthyer në forcë për të gjithë ata familje që kanë nevojë. Sëmundja e djalit të saj, me autizëm dhe pak vite më vonë me tomor në kokë bëri që ajo të mos dorëzohej para dhimbjes por ta luftone atë. Teksa vraponte në spitale për të shëruar të birin, ajo po punonte për të qënë dhe ndihmë për shumë nëna të tjera që vuanin si ajo. Kështu ajo u bë zëri i shumë fëmijëve që kishin një histori të ngjashme me të. Në një intervistë për pozitivi.org Brixhida na jep forcë për sfidat e jetës.

Prej vitesh je angazhuar me nisma vullnetare, duke qënë shumë pranë njerëzve në nevojë. Si të ka lindur ideja për të ndërmarr nisma të tilla?

Unë jam rritur nga një familje e cila më ka stimuluar, kam parë dhe modelin e tyre të cilët kanë kontribuar shumë në rrethin tonë familjar dhe shoqërorë. Unë kam pasur gjithmonë dëshirë për të kontribuar dhe ndihmuar në shoqëri. Në momentin kur unë ballafaqohem me sfidën e jetës time, me sprovën e e jetës time, me djalin tim i cili që pas lindjes erdhi me problem shëndetësore. Ay filloi kontakti i parë me gjithë kategorinë e prindërve të cilët kanë fëmijët e tyre të sëmurë. Historia e djalit tim është bërë shumë publike, por sërish dua ta cilësojë që djali im vuan humbje dëgjime, dhe si pasojë ai nuk flet. Ky është konstatimi i parë nga mjekësia. Gjithahstu është me autizëm që është shfaqur në moshën 2 vjec dhe së fundmi në moshën 6 vjec është konstatuar me tumor në kokë. Të gjitha këto të ecurisë së djalit tim unë kam qënë në konakt me nëna që kanë të njëtat probleme. Duke pasur djalin tim, gjeta kontributin në shoqëri, forcën në vetvete, besim tim në zot në formimin tim familjar. Më bëri mua që unë të vras mëndjen si unë mund të kontribojë në shoqëri që këto nëna me këto sprova, ose shoqëria të ndërgjegjësohet se si ti trajtojmë dhe si ti rrimë afër njerëzve në nevojë. Më lindi ideja të bëj sfilatë bamirësie, duke pasur pasion stilimin, jo profesion por pasion. Në profesion unë kam mbaruar për jurispondencë dhe teologji. Mu deshe ta braktise profesionin tim për shkak të djalit. Por pasioni im është stilimi, por duke pasur këtë armë timen, unë u mundova që në këtë pikë të bëjë dicka që të sjelli kontributin tim dhe sensibilizim të shoqërisë. Dhe ideova nismën “Lumturo dhimbjen” E cila është krijuar në vitin 2018. Dhe u bë sfilata e parë. Unë duke qënë një grua praktikante e besimit musliman e mbuluar, stilimit ishin veshje muslimane. Kështu mori hov. Kontributi i parë ishte sfilata e bamirësisë dhe të ardhurat që do mbidheshin nga shitjet e veshjeve dhe të pranishmëve që ishin në event do shkonin për fëmijët me kancer në spitalin “Nënë Tereza” E kështu u bë u mirëprit jashtëmase. E gjitha u ngrit nga një grup vullnetar kjo është e vecanta e kësaj nismë. Përvec përmbajtjes se për cfarë bëhët është dhe një vecori se si ndërtohet që nuk gjindet kollaj. Gjithcka është me vullnetarizëm. Sensibilizim  i shoqërisë për të dalë nga dhimbja e tyre por edhe për të nxitur vullnetarizmin e nismës që ideova. Këto ishin synimet e nismës që ideova dhe kështu arritëm të kishim këtë sukses si për herë të parë. Gjithashtu nisma “Lumturo dhimbjen” ideova dhe për fëmijët me autizëm. Atëherë bërë panair ushqimi. 2 Muaj pas sfilatës, bëra panairin e ushqimit tek pazari i Tiranës, ku angazhuan institucione, shkolla, sfilata, nëna, se ky ishte dhe qëllimi që ato të ishin promotre. Pika e refence për ndërtimin e këtij panairi. Të gjita përgatitien ushqimet në shtëpite e tyre dhe i sollen tek panairi dhe u prit mjaft mirë. Nënat kanë qënë shumë skeptike, pasi thonin kush do na i dëgjoj neve, kush do na bleje neve. Kur një neri është i mbytyr në dhimbjen e vet dhe nuk përkrahejn qoftë shtetërore apo sociale e mbyt dhimbja. Shpresat fillohen dhe minimizohen dhe une këtë pashe, prandaj mu ngrit një revolt e brendshme që unë duhet të bëj dicka. Dhe gjeta forcën në vetvete për ta dal përtej dhimbjes time dhe të krijoj këtë nisëm. Dhe kështu ndodhi nënat e nisën me skepticizëm por ato kur e panë rezultatin dhe thanë kur do bëjmë prapë. Dhe kjo është një arritje që unë i kisha vënë vetes. Dhe kështu është zhvilluar sfilata në cdo vit dhe paniret. Kemi bërë deri tani 5 sfilata për fëmijet me kancer dhe 6 për fëmijët me autizëm. Për të ardhurat që vinë nga panairi i kanë organizuar duke u konsultuar dhe me nënat. Cdo gjë është transparente. Kemi organizuar dhe eksursione për këtë fëmijët dhe për nënat. Është një gëzim i jashtëzakonshem se si mund të gëzojnë këta fëmijë në eskursione bashkë me prindërit e tyre, që mezi dalin nga kujdesi dhe përkushtimi i tyre. Kemi ndihmuar fëmijët me autizëm që kanë pas nevojë për operacion.

Si do e vlerësonit interesin e të rinjve për të bashkëpunuar për nisma dhe aktivitete humanitare?

Gjeja me e bukur dhe me interesante qe bej une, si ne aktivitet dhe sfilata dhe panaire eshte mbeshtetja e rinise. Vertet mund te paragjykojme rinine ne shume aspekte ose mund ta gjykojme sepse ka vend per ta kritukuar dhe gjykuar por une kam pare qe nese ata i fton oer te kontribuar nëpër ccështjet sociale në ndihmë të njerezve per të ndenjur afër ata janë te parët vetëm ftoji dhe tregoji se ccfarë qëllimi ka një nisëm apo një aktivitet për të ndihmuar në shoqëri ata janë të paret. Dhe e bëjnë me një sinqeritet  dhe energji pozitive shumë shëmbullore dhe frymëzuese për këdo qe i shikon afër. Unë pranë tyre marr nga energjia aq e brishtë dhe e pastër. Ata vijnë dhe kontribojnë pa pyetur se a kanë diccka në këmbim. Sepse ata e kanë kuptuar fare mirë se ccfarë është kontributi në shoqëri dhe për tju ndenjur afër njerëzve në nevojë.  Nëse ne nuk do ta orientojmë rininë për të qenë në shoqëri me këto cilësi do ti lemë në harresë atëhere ata sigurisht do të ftohet shpirti i hyre dhe do të zbehet kontributi i tyre. Nëse ne i kemi në vëmendje për të qenë ata të parët atëhere ata do të na sigurojnë nje shoqëri më të mire dhe më të ndjeshme. Pra unë e shoh me shumë vlerë dhe domethënie përfshirjen e tyre në këtë aspekt. Unë jam ndierë shume krenare për të gjithë ato gjej rastin ti falenderoj publikisht. Faleminderit të gjithe atyre që kanë bëre rolin e modeleve apo angazhimin në shitje apo pjesmarrjen në gatimet e tyre në panairet e nismës.

Nga të gjitha aktivitet e mia kam kuptuar qe e mira fle ne zemrën e njerit. Janë mënyra e jetesës  dhe mënyra e të menduarit ajo ccka na afrohet për te kopjuar apo dhënë disinformime se kush është më e rëndësishmja. Këto bëjnë te bëhet në gjumë ajo mirësi që ka në zemrat e njerëzve dhe në momëntin që ti i fton për të kontribuar ata zgjohen dhe shpalosin atë mirësi që kanë brënda. Unë i kam parë aq dukshëm saqë jam aq krenare dhe optimiste për shkak se përpara se ti zhvilloja këto aktivitete jam sfumuar shume me idenë e njerezve që më thonin nuk vijë , nuk kontribojnë, nuk do të përgjigjen dhe unë besoja shumë sepse diccka që bëhet me përkushtim dhe sinqeritet me nje kauz që vërtet përmban qëllime të mira dhe të pastra, jo interesa personale por ato që janë të njerëzve në nevojë  do të sjellin që ti të kesh sukses dhe njerezit të zgjohen. Dhe vërtet ashtu ka rezultuar. Dhe për këtë falenderoj shumë të gjithë ata që më kane mbështetur. Dhe dua të permend miken e shpirtit tim, motrën time ose bashkëudhëtaren e nismës Ermira Muçën e cila është ajo qe e ploteson shpirtërisht dhe më përgjigjet në ccdo hap për këtë nisëm dhe këto aktivitete.

Cile është mesazhi yt për të rinjët sot?

Duke besuar në zot unë besoj fuqimisht që kur jep për tjetrin mbushesh me energji në përballimin e sfidave të jetës tënde. Besimi që kam në zot më shtyn që të mos dorëzohem që të mos vajtoj. Më shtynë që të jem optimiste dhe të kem në focus cfarë mund të bëjë unë për shoqërinë. Jo vetëm cfarë mund të marr por dhe cfarë mund të jap. Dhe këto më janë bërë moto të jetës time sot. Mesazhi im është të kontribosh në shoqëri për përsonat që kanë nevojë ti rrish pranë dhe të kontribosh për të është të lumturosh veten. Dhe këtë lloj fisnikëri dhe këtë lloj angazhimi zoti do kthejë në mirësi ne jetën tënde. Beso se puna e mirë, vepra e mirë, ti gjindesh tjetrit në vështirësi  do të thotë të përmirësosh jetën tënde. Ajo cfarë është më e rëndësishme  është se kjo nismë nuk merr donacione apo fonde. “Lumturo dhimbjen” është ndihma juaj sot hapi ynë nesër.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.