FSHF/ Triumfi i fundit i Florian Markut, boksieri në majat e suksesit
Boksieri Florian Marku ndonëse ka vetëm 29 vite mbi supe, po korr suksese të njëpasnjëshme.
Boksieri shqiptar mbrojti titullin kampion të botës për peshat e mesme në federatën IBF me fitoren e merituar ndaj uellsianit Kris Xhenkins në ringun e Njukasëllit në Britaninë e Madhe. Në raundin e katërt ai rivalin me më shumë përvojë. Viti i fundit duket se po shënon kulmin e karrierës për të.
Kjo ishte fitorja e 11-të në boksin profesionist në 12 ndeshje të zhvilluara, ndërsa nuk ka asnjë humbje. Djali me origjinë nga Lushnja, dhe në artet marciale ku garoi më parë, nuk pati asnjë humbje.
“Së pari dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështetën … . Së dyti, dua që t’u uroj gjithë myslimanëve në botë muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjerim të lehtë. Unë kam respekt për rivalin tim, Kris Xhenkins.
Ai e pranoi sfidën, por unë doja t’u tregoja gjithë tifozëve britanikë se unë nuk erdha me fat deri këtu, por jap shpirtin në ring. Gjithsesi, unë ende po mësoj, pasi kam vetëm 3 vjet në profesionizëm. Krisi ishte kampion i Britanisë. Tani dëgjoni, unë dua të ndeshem me Amir Hanin në ndeshjen e radhës”.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
