Hapet lokali i parë me staf të moshuar
07/09/2018 Shpërndaje

Hapet lokali i parë me staf të moshuar

Lokali i parë me të punësuar njerëz të moshave 55 dhe 66 vjeç është hapur në qytetin e Mexicos.

Dega e Starbucks drejtohet nga 7 punonjës të moshuar, të cilëve u është garantuar siguri e madhe mjekësore dhe të paktën 2 ditë pushim në javë.

Pozicionet janë përshtatur për punëtorët e moshuar. Ka ndërrime në punë, jo më gjatë se 6 orë e gjysmë dhe raftet e dyqaneve janë ulur në mënyrë që të jenë më të arritshme fizikisht.

Anëtarët e stafit janë aktualisht duke u trajnuar nga baristë të rinj dhe të moshuarit kanë të lëvduar kolegët e tyre të rinj për mirësjelljen dhe respektin ndaj tyre.

Nisma e punësimit u ndërmor nga Starbucks dhe Instituti Kombëtar për të Moshuarit si një mjet për të ofruar më shumë mundësi pune për të moshuarit.

Sipas WPXI, Starbucks shpreson të punësojë të paktën më shumë se 120 të moshuar deri në fund të vitit 2018.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.