Lot dhe përqafime, momenti kur ushtari ukrainas rikthehet në shtëpi
04/04/2022 Shpërndaje

Lot dhe përqafime, momenti kur ushtari ukrainas rikthehet në shtëpi

Pamje që të prekin zemrën vijnë nga Ukraina në ditën e 40 të luftës, që kur ushtria rusë nisi agresionin ushtarak. 

Aktivistja ukrainase për të drejtat e njeriut Oleksandra Matviichuk ka shpërndarë një video që thuhet se tregon momentin kur një ushtar takon prindërit e tij.

Pamjet janë filmuar në Nova Basan pasi u rimor nga forcat ukrainase.

Katerina Sergatskova, kryeredaktore e uebsajtit të lajmeve me bazë në Kiev Zaborona Media, ndau videon në Twitter, duke shkruar: “Kjo është ajo për të cilën luftojnë ukrainasit. Për familjet e tyre, për shtëpinë e tyre. Për dashurinë dhe lirinë.”

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.