Adoleshentët shtyjnë makinën e gruas 5 milje deri në shtëpi
27/07/2019 Shpërndaje

Adoleshentët shtyjnë makinën e gruas 5 milje deri në shtëpi

Tre adoleshentë kanadezë ndihmuan një grua të braktisur duke e shtyrë makinën e saj pesë milje deri në shtëpi.

Aeron McQuillin, 18 vjeç, Bailey Campbell, 17 vjeç, dhe Billy Tarbett, 15 vjeç ndeshën një grua të bllokuar në mes të një kryqëzimi ndërsa nga makina e saj dilte tym.

Ajo u shpjegoi se nuk kishte para të mjaftueshme për një kamion, prandaj tre adoleshentët vendosën ta shtynin makinën rreth pesë kilometra deri në shtëpinë e saj.

“Natën e kaluar unë po ngisja makinën ndërsa po kthehesha nga puna kur shoh dikë të bllokuar në mes të një kryqëzimi me makinën e saj”, shkroi Dan Morrison në Facebook.

“Shkova atje dhe me të vërtetë më erdhi keq, kështu që ndalova, e pyeta nëse janë mire. Kjo grua e varfër e mori këtë makinë 6 javë më parë, dhe tani duket sikur ka nevojë për një motor të ri”.

Të rinjtë nuk mund ta linin këtë grua të bllokuar, kështu që e shtynë makinën 9km. Shtytja 5-milje u mori vetëm dy orë kohë dhe adoleshentët mbërritën në shtëpi rreth orës 4:30.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.