Habit studimi: Njerëzit tregojnë më shumë ndjeshmëri për qentë sesa njerëzit
Dashuria e njerëzve për kafshët kalon çdo kufi, kjo tashmë është e vërtetuar dhe me anë të studimeve.
Njerëzit mund të kenë më shumë ndjeshmëri për qentë sesa miqtë e tyre, thuhet në një studim të ri të realizuar, nga studiuesit e Universitetit Verilindor, në Boston. Hulumtimi që përfshin 256 studentë, shqyrtoi nëse njerëzit ishin më të shqetësuar për qentë që vuanin nga abuzimi.
Pjesëmarrësve në studim u dhanë relacione fiktive për një sulm të pa provokuar me shkop bejsbolli nga një sulmues i panjohur. “Arritja në skenë disa minuta pas sulmit, bëri që viktima të kishte një këmbë të thyer, dëmtime të shumta, në disa raste dhe pa ndjenja,”
Versionet e ndryshme të raportit tregonin se viktimë nga sulmi ishte një foshnje njëvjeçare, një 30-vjeçar, një qenush dhe një qen i rritur. Pastaj studentët u pyetën për të treguar shkallën e tyre të ndjeshmërisë për secilën prej viktimave.
“Të anketuarit ishin dukshëm më pak të shqetësuar kur viktima ishin njerëzit e rritur, në krahasim me foshnjat, qentë e vegjël dhe qentë e rritur. Vetëm kur viktima ishte një foshnjë, ndjeshmëritë për qentë kanë qenë më të ulëta”, thanë hulumtuesit. “Ne nuk i shohin qentë si kafshë, por si foshnje, ose anëtarë të familjes”, thanë të anketuarit në shumicën e rasteve.
Në studim thuhej se, “Efekti kryesor lidhej me moshën, por jo për llojet. Ne gjithashtu zbuluam se kishte më shumë ndjeshmëri për viktimat që ishin foshnja, më pas për qentë e vegjël , qentë e rritur dhe në fund vinin njerëzit e rritur “. Bashkë-autori i studimit, Jack Levin, tha se sipas studimit: “Njerëzit e rritur konsiderohen si të aftë për të mbrojtur veten, ndërsa qentë e rritur janë parë vetëm si qen të mëdhenj të pambrojtur.”
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
