Shumica e njerëzve mendojnë se janë më të mençur se mesatarja
Burrat besojnë më shumë se gratë se janë më të zgjuar se mesatarja…
Në Lake Wobegon, një qytet i vogël rural në Minesota që shërben si vendosja e Prairie Home Companion, “të gjitha gratë janë të forta, të gjithë njerëzit janë të mirë dhe të gjithë fëmijët janë mbi mesataren”.
Sigurisht, statistikisht, vetëm gjysma e popullsisë mund të jetë mbi mesataren në çdo aspekt. Megjithatë, duket se në nivel universal ekziston ideja që shumica e njerëzve besojnë se janë mbi mesataren. Të qenit i zgjuar duket si diçka e rëndësishme për shumicën e njerëzve.
Një studim i ri i botuar vetëm në PLoS ONE nga studiuesit Patrick R. Heck, Daniel J. Simons dhe Christopher F. Chabris, përdorën dy mostra përfaqësuese kombëtare, votime telefonike dhe online (gjithsej N = 2,821), për të konkluduar se “tendenca për të mbivlerësuar aftësitë njohëse të një personi mund të jetë një tipar i qëndrueshëm i psikologjisë njerëzore”.
Ata i pyetën njerëzit në anketat e tyre nëse ishin dakord me deklaratën “Unë jam më inteligjent se personi mesatar”.
Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se pothuajse dy të tretat (65%) e amerikanëve besojnë se janë më inteligjentë se sa mesatarja. Ata gjithashtu zbuluan se te njerëzit më të arsimuar kishte më shumë gjasa që të pajtoheshin me deklaratën, sakaq edhe te njerëzit më të rinj nw moshw kishte më shumë gjasa që të pajtoheshin me deklaratën sesa njerëzit e moshuar.
Kishte gjithashtu një dallim gjinor: meshkujt më shumë se gratë e pranonin se ishin intiligjent mbi mesataren. Në sondazhin telefonik, 71% e meshkujve krahasuar me 59% të grave ranë dakord me deklaratën ndërsa në hulumtimin online, 72% e meshkujve në krahasim me 60% të grave ranë dakord me deklaratën. Burrat në veçanti kishin më shumë gjasa të pajtoheshin fort me deklaratën dhe u konstatua se tipari primar i dallimit mashkull-femër ishte se burrat zgjidhin të deklaronin se ishin më inteligjentë se mesatarja.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

