Gruaja shqiptare në Britani një shembull frymëzues
Sot në ditën ndërkombëtare të gruas ambasada shqiptare në Londër, ka realizuar një video mesazh të veçantë me disa nga gratë shqiptare atje të cilat sot janë një model suksesi në karrierë.
Të gjitha gratë në këtë video që mbajnë poste të larta në Londër kanë vendosur të japin një mesazh që nuk duhet humbur pikërisht më 8 mars.
Bëhet fjalë për Mirela Sula, drejtuese e Global Ëoman, Lea Ypi lektore, Katerina Metaj punonjëse e “Dolce Gabbana” te burimet njerëzore, Zamira Ruspi, mjeke dhe drejtuese e shoqatës “Nënë Tereza”, Fiona Krasniqi, punonjëse në Dhomën Britanike të Tregtisë, Sindi Slemani, këshilltare në ministrinë e Brendshme Britanike, Brikena Muharremi avokate në Londër, Brunilda Shtëmbari terapiste apo Vera Ora, mamaja e Rita Orës, mjeke-psikiatre e cila ka luftuar me kancerin etj. Ndiqni video-mesazhin
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
