Kur pasioni e mund karrierën…
Vajza e rekordmenes shqiptare “flak” 9 vite balet por lë pa “fjalë” Suedinë me zërin e magjishëm: Mami dhe babi pësuan shok…
Shkodranja Erika Bitani ka shkëlqyer në konkursin e këngës “Idol 2017 Sweden” në Suedi. Erika është 17 vjeç, ka lindur dhe jetuar në Greqi deri në moshën 14 vjeçare së bashku me familjen. Gjatë një interviste për pozitivi.org Erika rrëfen se prej 9 vitesh është ushtruar fort në balet, madje përgjatë gjithë fëmijërisë është rritur me idenë se do të bëhet mësuese kërcimi.
Çfarë e detyroi të heqë dorë nga baleti? Askush s’e detyroi, ishte talenti dhe pasioni për muzikën që e bënë të “flakë” tutje 9 vite investim në balet edhe pse ishte e vështirë ta merrte një vendim të tillë. “Unë kam kënduar tanë jetën por kam qenë më shumë e lidhur me kërcimin. Që 6 vjeçe kam fillu kërcime latine dhe kam bërë gara dhe konkurse pafund në Greqi.
Kërcimi ka qenë numër 1 për mua. Si fillim kam kënduar vetëm në shtëpi, nisi si hobi pastaj kur fillova ta shikoja që kam talent, këndoja dhe në shkollë, në fundvit, gjatë mbrëmjeve që bënim. Po ashtu edhe mësuesit e muzikës më thonin që kam talent dhe këndoj bukur. Pasi u mendova, ndërpreva kërcimin para 1 viti dhe thashë të ndjek muzikën e të shoh si do të shkojë. Kur erdha në Suedi fillova shkollë muzike…”, tha ndër të tjera Erika për pozitivi.org.
“Prej 9 vitesh kam kërcy, pastaj e ndalova për të bërë diçka të re. Për mamin dhe babin erdhi si shok kur iu thash që dua ta ndaloj”, tregon Erika e cila tashmë ka bindur jo vetëm familjen me talentin e saj por edhe jurinë e “Idol Sweden”, pasi tashmë ka kaluar fazat e audicioneve dhe është përzgjedhur për të kalaur në netët “live” që nisin të hënën.
17 vjeçarja shqiptare është vajza e rekordmenes së atletikës shqiptare Vera Bregu, e cila ka qenë një mbështetje shumë e madh në çdo hap që ajo ka hedhur. Tashmë prej 3 vitesh janë shpërngulur nga Greqia dhe jetojnë në Suedi. Erika ka nisur shkollën e muzikës, njëkohësisht vazhdon garën në konkursin e muzikës “Sweden Idol”. “Kam kaluar 4 faza dhe tani jam në “live shows” që fillojnë të hënën. Jam në Top 21 e përzgjedhur.
Audicioni i parë ka qenë në prill. Kur shkova për herë të parë këndova para producentëve, të cilëve iu pëlqeva dhe me thanë që do futesh në fazën tjetër të audicioneve para jurisë. Më pas këndova pas një muaji në audicion dhe shkoi mirë. Të them të drejtën aty isha shumë e nervozuar… Të mërkurën është rradha ime dhe do këndoj “All i ask”, Adele.”, tha talentja shqiptare për pozitivi.
Tashmë Erika e ka zhgjedhur rrugën e ndritur që do ndjekë në të ardhmen. E talentuar, punon me pasion pa u ndalur pasi beson fort që mund të jetë dhe fituese e këtij spektakli. “Pse jo. Unë besoj se ka me shku mirë… Kështu që pse jo për një fitore…”, tha Erika e cila padyshim që do rrëmbejë dhe zemrën e publikut suedez ashtu siç bëri me jurinë.
Intervista ekskluzive me Erika Bitani për pozitivi.org:
1. Erika ti mahnite jurinë e “Idol Sweden” me zërin, kur zbulove që ke talent në muzikë?
Erika: Unë kam kënduar tanë jetën por kam qenë më shumë e lidhur me kërcimin. Që 6 vjeçe kam fillu kërcime latine dhe kam bërë gara dhe konkurse pafund në Greqi. Kërcimi ka qenë numër 1 për mua.Si fëllim kam këndu vetën në shtëpi, nisi si hobi pastaj kur fillova ta shikoja që kam talent, fillova duke këndu dhe në shkollë, në fundvit, gjatë mbrëmjeve që bënim. Po ashtu edhe mësuesit e muzikës më thonin që kam talent dhe këndoj bukur. Pasi u mendova, ndërpreva kërcimin para 1 viti dhe thashë të ndjek muzikën e të shoh si do të shkojë. Kur erdha në Suedi fillova shkollë muzike. Jam 17 vjeçe dhe jam në vit të dytë. Sepse shkollat këtu në Suedi janë të profilizuara, zgjedh një degë të caktuar. Unë zgjodha muzikën e filloi duke më pëlqejë më shumë çdo ditë që kalonte… Pastaj ndërpreva kërcimin dhe fillova të merresha më shumë me muzikë. Kam këndu tanë jetën por që e kam lënë si zgjedhje të 2.
2. Ke kaluar fazën e parë me shumë komplimenta nga juria, si u ndjeve në ato momente?
Erika: Kam kaluar 4 faza dhe tani jam në “live shows” që fillojnë të hënën. Jam në Top 21 e përzgjedhur. Audicioni i parë ka qenë në prill. Kur shkova për herë të parë këndova para producentëve, të cilëve iu pëlqeva dhe me thanë që do futesh në fazën tjetër të audicioneve para jurisë. Më pas këndova pas një muaji në audicion dhe shkoi mirë. Të them të drejtën aty isha shumë e nervozuar. Kisha mujt me këndu pak më mirë por s’kam pas ndonjë parandjenjë të keqe, e kam pritur që do shkojë mirë.
3. Si e shikon garën, ka konkurencë të fortë?
Erika: Me thënë të drejtën këtë vit është konkurencë e fortë sepse unë kam pa “Sweden Idol” edhe vitet e tjera, e më duket sikur këtë vit është niveli më i mirë. Janë këngëtarë shumë të mirë këtë vit. Të hënë nisin netët “live” e tashmë po bëhem gati që nesër të nisem për në kryeqytet.
4. Ti do këndosh të hënën? Cila është kënga që ke zgjedhur?
Erika: Jo unë nuk do performoj të hënë pasi unë do këndoj të mërkurën. Të hënë do të këndojnë 5 vetë pasi jemi të ndarë.Të mërkurën është rradha ime dhe do këndoj “All I ask”, Adele.
5. Deri tani ke mundur të “rrëmbesh” jurinë me zërin e magjishëm, mendon se do arrish të bësh për vete publikun, pse jo të rrëmbesh fitoren?
Erika: Pse jo. Unë besoj se ka me shku mirë, përderisa deri tani ka shkuar gjithçka mirë. Kështu që pse jo për një fitore..
6. Kush janë këngëtarët që të kanë inspiruar?
Erika: Më së shumti këndoj këngë të Adele, Beyonce… Në këtë lloj zhaneri jam kategorizuar.
7. Prej sa vitesh jetoni në Suedi?
Erika: Unë kam lindur në greqi, në Athinë. Mami dhe babi kanë shku në Greqi 20-22 vjeçe, ndërsa unë kam lind dhe jetu aty deri në moshën 14 vjeçare. Para 3 vitesh erdhëm në Suedi.
Prej 9 vitesh kam kërcy, pastaj e ndalova oër të bërë diçka të re. Por nëse do kem kohë me fillu prap sepse është diçka që e kam dasht gjithë jetën dhe më vjen keq ta lë kështu… Për mamin dhe babin erdhi si shok kur iu thash që dua ta ndaloj. Por besoj se gjëra më të mira më presin.
8. E keni pasur të vështirë përshtatjen në Suedi?
Erika: Varet nga personi, për mua s’ka qenë e vështirë sepse e kam ditur dhe gjuhën shumë mirë. Në përgjithësi jam tip i hapur me njerëz, fakti që kam qenë e angazhuar në balet kam njohur më shumë njerëz dhe përshtatem kudo. Tashmë edhe gjuhën e kam mësuar shumë mirë.
9. Çfarë planesh ke në të ardhmen, ke menduar të kthehesh në Shqipëri?
Erika: Tash që kam fillu në muzikë kam dëshirë me e vazhdu… Nuk di të them një përgjigje egzakte për këtë çështje, pasi asnjëherë nuk i dihet të ardhmes, varet nga kushtet…
10. Sa e vështirë ishte të flakësh tutje 9 vite balet?
Erika: Në fakt ka qenë shumë e vështirë para se me marrë vendimin, e kam mendu gati një vit. E kam pas të vështirë se tërë jetën kam thënë që dua të bëhem mësuese e kërcimit, por planet ndryshojnë dhe vendosa të ndjek talentin. Ja vlen të ndjekësh ëndrrën sepse s’i dihet kurrë se çfarë të pret. Sepse unë e ndalova kërcimin dhe tani po më shkon shumë mirë me muzikën. Njeriu me kalimin e viteve arrin të jetë më i qartë se çfarë dëshiron. Unë erdha nga Greqia dhe s’kam ditur as gjuhën e asgjë dhe prap është duke më shkuar shumë mirë sepse është diçka që e bëj me pasion.
[ot-video][/ot-video]
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
