Me mirë ministre femra? Çfarë thonë studimet dhe si e kanë “pësuar” vendet që i kanë zgjedhur
24/08/2017 Shpërndaje

Me mirë ministre femra? Çfarë thonë studimet dhe si e kanë “pësuar” vendet që i kanë zgjedhur

Gratë çdo vit që kalon po thyejnë tabunë e diskriminimit gjinor, megjithëse ende nuk kanë arritur të përfaqësohen në mënyrë të barabartë me meshkujt në Parlament. Së fundmi burime jozyrtare bëjnë me dije se në kabinetin e ardhshëm qeveritar të kryeministrit Rama që do formohet në shtator, pritet numëri më i lartë i gjinisë femërore, një avancim i madh i rolit të grave në politikë krahasuar me historinë.

Historikisht, shoqëria jonë në përgjithësi i ka trajtuar femrat si anëtare të klasës së dytë, një numër i madh i femrave ende lëngojnë nën mëshirën e meshkujve që shërbejnë asgjë më shumë se si kritikues obstruktiv për ndërtimin e së ardhmes së tyre. Stereotipet kundrejt femrës dhe pozitës saj në poste publike janë një realitet i hidhur që përcjellët nga frika e dështimit, frika e paragjykimeve, të cilat janë mekanizmat kryesorë që e ndalojnë kreativitetin e tyre. Kjo frikë raportohet edhe në hulumtimin e kryer nga organizata “Ëomen for Ëomen International” në Kosovë ku 71.4% e grave ndjehen se nuk kanë drejta të barabarta me meshkujt, dhe kjo ndikon në mundësitë e tyre që të dalin nga shtëpia, të shkollohen, të votojnë, dhe të garojnë për poste politike.

Por ecurinë e përfaqësimit gjinor në qeveritë shqiptare të tranzicionit po shkon drejt rritjes. Shqipëria për herë të parë në historinë e vendit arriti shifrën rekord të posteve ministrore të drejtuara nga gratë, në 13 mars 2017, për shkak të ndryshimeve të bëra nga kryeministri Rama. Shifra rekord në Shipëri, në 2017 ishte 10 gra ministre nga 21 ministra (zv/kryeminister plus 20 ministra). Sipas të dhënave të studjuesve ndër vite, në qeveritë e para politike nuk kishte asnjë grua ministre, pra gjatë viteve 1912-1948 nuk kishte gra asnjë në rang ministror. Naxhije Dume ishte ministra e parë e emëruar më 1948 për vetëm disa muaj. Midis 1949-1977 nuk kishte asnjë grua ministre, kurse gjatë 1978-1990 regjimi promovoi vetëm tri ministre (Cami, Thomai dhe Kapo).

Më 1995 u emërua ministrja e parë (Panariti). Më pas përfaqësimi i grave u rrit më 1996 me katër gra ministre ose sekretare shteti. Numri kishte ulje dhe ngritje, në varësi të situatës politike. Një përpjeke më shumë e grave në politikë ishte tentative për kryeministre të vendit midis viteve 1997-2005. Bëhet fjalë për politikanet Meksi e Çeço, të cilat humbën në votim përballë politikanëve Majko e Meta. Në tranzicion post 1990, ministre u emëruan Panariti, Ymeraj, Pati, Pronjari, Dade, Meksi, Çeço, Shuli, Leskaj, Trashani, Bregu, Godo, Kodheli, Kumbaro, Harito, Gjermeni, Gjosha, Nikolla, Ikonomi, Felaj, Xhaçka dhe Manastirliu.

Në këto vite, në poste të larta drejtuese ishin vetën 2-3 gra duke mos pasur prurje të reja apo konkurencë. E njëjta situatë ishte dhe mes viteve 2005-2013, numri i grave ministre ishte minimal, kurse pas 2013 pati rritje të numrit të tyre, 6 ministre,  një tipar traditicional i partive dhe mazhorancave të majta në nivel global. Mirëpo sipas burimeve jozyrtare, është bërë e ditur që në kabinetin e ardhëshm qeveritar të kryeministrit Edi Rama që do të formohet në shtator 2017, do të jenë më shumë femra se meshkuj. Përfaqësimi i grave në politikë, po shkon në kurbë në rritje edhe në shtetet e tjera. Një nga vendet që e çoi numrin e grave në kabinet qeveritar baras me meshkujt ishte Kandaja. Kalojmë pak  në SHBA. Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së SHBA, por 240 vjet pas themelimit të kombit ata ende nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në qeveri.

Në vitin 2016 gratë mbajnë vetëm 23% të zyrave të qeverisë, sipas Qendrës për Gratë dhe Politikën Amerikane në Universitetin Rutgers. Ka katër herë më shumë senatorë meshkuj sesa femra, dhe nga 100 qytetet më të mëdha në vend, vetëm 19 janë të udhëhequra nga kryetare femra. Në të kundërt, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi vitin e kaluar se gratë do të përbëjnë 50% të kabinetit të tij. Vendet e tjera kanë bërë përpjekje për të rritur numrin e grave në role të qeverisë, hulumtimet kanë treguar se ato janë përmirësuar në fusha të tilla si arsimi, pjesëmarrja në fuqinë punëtore dhe pushimet e paguara.

Pozitivi.org raporton se gratë në qeverinë kanadeze janë ende të pabarabarta. Pak më shumë se një e katërta (26.4%) e të gjithë anëtarëve të Shtëpisë së Komuneve janë femra. Afër gjysma (43%) e të gjithë senatorëve janë gra. Për herë të parë në Kanada, qeveria e kryeministrit Justin Trudeau është e balancuar gjinore, me 15 burra dhe 15 gra. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të 115-të,ratë ende janë pakicë. Në Dhomën e Përfaqësuesve, gratë mbajnë vetëm 83 (19.1%) nga 435 vende. Përsa  I përket Senatit, gratë mbajnë vetëm 21 (21%) të 100 vendeve. Një tjetër rritje e forcës së grave është fakti se po fitojnë më shpesh zgjedhjet për kryetar komune. Deri në korrik 2016, 18.9% e të gjitha qyteteve amerikane me më shumë se 30.000 banorë kanë një grua si kryetare bashkie./Pozitivi.org/

 

Gratë në politikë në rang global:

Vendet e renditura sipas përfaqësimit të grave në legjislaturë ose parlamentet kombëtare:

Ruanda = 1

Bolivia = 2

Australi = 50

Kanada = 63

Shtetet e Bashkuara = 100

Dhjetëshja tjetër janë Kuba, Islanda, Nikaragua, Suedia, Senegali, Meksika, Afrika e Jugut dhe Ekuadori.

 

Gratë kryetare të Qeverisë:

Vendet e mëposhtme kanë zgjedhur në mënyrë demokratike gratë për të udhëhequr vendet e tyre:

Kryetare Shteti, Titullit, Shteti

Michelle Bachelet, Presidente, në  Kili

Bidhja Devi Bhandari,  Presidente, në Nepal

Marie-Louise Coleiro Preca, Presidente, në  Maltë

Ameenah Gurib, Presidente, në Mauritius

Kolinda Grabar-Kitarovi, Presidente,  në Kroaci

Dalia Grybauskaite,  Presidente, në  Lituani

Sheik Hasina Ëazed, Kryeministre,  e Bangladeshit

Hilda Heine,  Presidente e Marshall Islands

Tsai Ing-ëen,  Presidente e Tajvan

Ellen Johnson-Sirleaf,  Presidente e Liberisë

Theresa May,  Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar

Angela Merkel, Kancelare Gjermane

Erna Solberg,  Kryeministre  Norvegjeze

Beata Szydło,  Kryeministre në Poloni /Pozitivi.org/

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.