Gjithmonë ekziston një rrugëdalje
07/09/2018 Shpërndaje

Gjithmonë ekziston një rrugëdalje

Sa herë që udhëtoj dhe marr aeroplan, zakonisht kam dy çanta. Një valixhe të madhe dhe një çantë të vogël shpine. Në çantën e shpinës mbaj gjëra të rëndësishme, si pasaporta, kështu që duhet ta marr me vete kudo që të shkoj. Kisha 7 orë kohë në Stokholm përpara se të fluturoja në Barcelonë. Kisha mjaft kohë për të vizituar qytetin e vjetër dhe për t’u kthyer në aeroport. Isha rrugës për të blerë biletën e trenit kur kuptova se çanta ishte zhdukur… Nuk kam qenë kurrë kaq i frikësuar në jetën time. U ndjeva i mbërthyer. Pa një pasaportë, nuk mund të kthehem në SHBA dhe nuk mund të shkoj në destinacionin tim final në Spanjë.

E vetmja gjë që mund të mendoja ishte kthimi në portën e mbërritjes. U ktheva dhe pashë përreth, por nuk ishte askund. Pashë zonjën që ishte ulur pranë meje në aeroplan dhe e pyeta nëse e kishte parë çantën dhe për fat të keq, ajo tha jo. Pranë zonjës ishte dhe një dyqan ushqimesh ku po qëndronte një punëtor. Unë e pyeta nëse kishte parë ndonjë gjë dhe për habinë time, ai tha po. Më tha se ia ka dhënë një punonjësi të personelit të aeroportit. Punonjëses se parë të aeroportit që pashë i shpjegova çfarë ndodhi, dhe ajo menjëherë thirri dikë për mua. Tashmë ishte e vetëdijshme për situatën.

Shpejt, pashë dy burra në uniformë duke ecur drejt meje dhe njëri prej tyre mbante çantën time. Ai më bëri disa pyetje vetëm për t’u siguruar që unë isha personi i duhur dhe pasi u përgjigja drejtë, ma dorëzoi çantën. Isha kaq mirënjohës! Nuk munda ta ndaloj që ta falenderoja. E kuptova arsyen se pse e humba, rripi ishte këputur dhe kishte rene në dysheme. U ktheva tek punonjësi në dyqanin e ushqimeve për ta falenderuar dhe për të pyetur si e gjeti çantën. Ai tha se dikush e mori nga dyshemeje para stendës dhe ia dha atij. Nuk mund ta besoja ndershmërinë që u dëshmua. Unë i kuptoj ata që e kthyen pasaportën time për keqardhje, por nuk kishin pse të kthenin 500.00 $ që kishte brenda çantes.

Tre njerëz të ndryshëm kishin një shans për t’i marrë paratë, personi që e gjeti çantën në dysheme, nëpunësi i ushqimeve dhe personeli i aeroportit. Midis këtyre të treve, nuk kishte asnjë mënyrë që ta kuptoja se kush mund t’i kishte marrë, nëse njëri prej tyre do ta bënte. Por askush prej tyre nuk e bëri një gjë të tillë. Dhe nëse paratë do t’i kishin marrë, ndoshta nuk do të kishte kaq shumë rëndësi. Gjithsesi do t’u isha mirënjohës që pasaporta m’u kthye.

Ne fillim më dukej s’e nuk kisha rrugëdalje, por në fakt gjithmonë ekziston një rrugëdalje. Në Barcelonë, kam pasur përreth njerëz të dobishëm dhe miqësorë, dhe kam zbuluar një nga panoramat më të bukura që kam parë ndonjëherë në jetën time. Në mes të asaj pamje madhështore, vura re kullat binjake. Ata më kujtonin Venecian. Kur u ktheva në dhomën e hotelit, kërkova online. Gugëllova “kulla binjake në Barcelonë” për të qenë e saktë. U befasova kur kuptova se në të vërtetë quhen Kulla “Veneciane”. Edhe një herë, asgjë nuk ishte e rastësishme, ndodhi që të realizohej udhëtimi. Barcelona ka qenë në fund të listës së vendeve që duhej të vizitoja. Plani që kisha bërë nuk shkoi siç duhej, kështu që vendosa të vizitoj Barcelonën. Unë jam aq i kënaqur për këtë, pasi tani është bërë destinacioni im i preferuar.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.